Lajme

AAK-ja ka thirrur interpelancë ndaj Muratit: Por, s’do të ndodh për shkak se s’do të ketë seancë


Besnik Tahiri.

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka thënë se nga kjo Qeveri janë vetëm duke vazhduar dështimet kjo tregohet edhe për mos mundësinë që të mbahen seanca të rregullta.

Pas mbledhjes së kryesisë, Tahiri ka bërë të ditur se kanë ftuar në interpelancë ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.

“Ne e kemi thirrur një interpelancë ndaj ministrit të Financave, Hekuran Murati për dy çështje njëra është për koeficientin i cili është shumë zhgënjyes për zyrtarët publikë dhe për investimet kapitale në Kosovë. Por, kjo interpelancë s’do të ndodh për shkak se s’do të ketë seancë”.

Sipas tij, nga sanksionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Kosova është izoluar akoma më shumë.

Ndërsa konsideron se Qeveria e Kosovës ka përqellim, “vazhdimin e varfërimit të Kosovës”.

“Kosova është izoluar, është e sanksionuar nga ShBA, kryeministri dhe Kuvendi është duke e injoruar një situatë që është brengë. Kjo qasje e tregon jo seriozitetin e trajtimit të temës, dhe vazhdimi i kësaj qeverie është vazhdimi i varfërimit të vendit”

“Vazhdimi i kësaj Qeverie është vazhdimi i agonisë, vazhdimi i varfërimit të këtij vendi dhe vazhdimi i dobësimit të sovranitetit të Kosovës”.

Ndërsa në anën tjetër shefi i grupit të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka deklaruar se kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka kërkuar interpelancë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti lidhur me mos shkarkimin e ambasadorit të Kroacisë, Martin Berishaj.

Edhe nga ana e tij është fajësuar pushteti për dështimin e numrit të madh të seancave, për shkak të mospjesëmarrjes së tyre.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore