Lajme

A ka hyrë Radoiçiq në Kosovë – policia s’ka pergjigje


Policia e Kosovës me anë të një përgjigje me shkrim për Albanian Post nuk kanë treguar nëse është futur në Kosovë përmes pikave kufitare Milan Radoiçiq, i dyshuari për vrasjen e politikanit nga Kosova, Oliver Ivanoviqit.

Sipas Policisë, këto të dhëna janë të mbrojtura më ligj, andaj informacionet nuk ndahen me publikun.

“Bazuar në ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale si dhe në Sistemin e Menaxhimit Kufitare i cili përmban të dhëna të klasifikuara, ne nuk mund të japim informacione të tilla që janë të mbrojtura me ligj,  me përjashtim kur këto i kërkon organi kompetent i cili udhëheq ndonjë procedurë”, thuhet në alpërgjigjen e Policisë për Albanian Post.

Në anën tjetër, njohësi i çështje të sigurisë, Nuredin Ibishi, konsideron që Radojçiq mund të arrestohet prapë nga organet rendit në Kosovë, pasi ai është i dyshuar edhe për krim të organizuar në pjesën veriore të Kosovës.

“Nuk ka lidhje pse iu ka tërheq flet arresti sepse ai ka edhe vepra tjera. Ai ka ardhë pasi nuk ka fletë arrest për të, por mundet prapë të prangoset nga Policia, pasi dyshohet për vepra tjera penale. Ai është i përfshirë jo vetëm për vrasjen e Olive Ivanoviqit, por edhe për vepra që kanë të bëjnë me krim të organizuar”, tha Ibishi.

Njohësi tjetër i çështjeve të sigurisë, Drizan Shala, thekson që Radojeçiqin, duhet ta ftojnë në bisedë informative Policia.

“Wshtë shqetësuese që personi në fjalë ka ndikim formal mbi subjektin politik Lista Serbe dhe jo formal mbi subjektet të krijuar para zgjedhjeve të 14 shkurtit, ku edhe organet kompetente e kanë konstatuar një gjë të tillë”, tha Shala.

“Organet e sigurisë duhet që personin në fjalw ta ftojnë në një bisedë informative për të qartësuar shumë çështje relevante që ndërlidhen me fushë veprimtarin e tij në atë pjese te vendit”.

Të etjen, avokati i Milan Radoiçiq-it, Zhivojin Jokanoviç, ka thënë për Albanian Post se klienti i tij ka hyrë në Kosovë.

“Po, ka ardhur në Mitrovicë sot gjatë ditës, se iu ka tërheq fletë-arresti nga Gjykata Themelore e Prishtinës”, ka thënë Zhivojin Jokanoviç,

Në fillim të këtij muaji, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se “Radojçiqi e kaloi poligrafin sa i përket vrasjes së Ivanoviqit”

Vuçiç ka shtuar se autoritetet serbe e dinin se Radoiçiq nuk ka marrë pjesë në vrasjen e Ivanoviç-it.

Ndërkohë në fillim të këtij muaji, Prokuroria Speciale e Kosovës i ka bërë kërkesë Gjykatës Themelore në Prishtinë për tërheqjen e urdhër-arrestit ndaj Milan Radoiçiqit, i cili dyshohej për veprën penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” për vrasjen e politikanit serb Oliver Ivanoviç dhe Themelorja ia ka aprovuar.

Kjo kërkesë mund të nënkuptojë se Prokuroria nuk e konsideron më të dyshuar Radojçiqin.

Në aktvendim të Gjykatës, thuhet se “pas shqyrtimit dhe analizimit të kërkesës së Prokurorisë Speciale për tërheqjen e urdhër-arrestit ndaj të dyshuarit, konstatohet se kërkesa është e arsyetuar mirë”.

“Nuk ka mundur që i dyshuari të sillet para organeve të drejtësisë, respektivisht në Prokurorinë Speciale, për shkaqe teknike dhe taktike të hetimit më të mirë të veprave penale e që dyshohet se i njëjti është i përfshirë në kryerjen e tyre”, thuhet në aktvendimin e Gjykatë Themelore në Prishtinë.

Më 23 nëntor të vitit të 2018, Policia e Kosovës zhvilloi një operacion të kërkimit në veri të vendit me qëllim të arrestimit të Milan Radoiçiq i cili nuk u gjet në vendqëndrimin e tij ndërsa gjatë këtij operacioni u arrestuan katër persona.

Lideri i Nismës Qytetare “Liri, Demokraci, Drejtësi”, Oliver Ivanoviq, ishte qëlluar për vdekje mëngjesin e 16 janarit të vitit 2018.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore