Lajme

A do të votojnë kësaj here deputetët Komisionin Hetimor për menaxhimin e krizës energjetike në Kosovë?


Kuvendi i Kosovës

Komisioni Hetimor Parlamentar i cili do të hetoj menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveri e Republikës së Kosovës, do të jetë temë diskutimi sërish në seancën plenare, të rregullt kësaj here, në Kuvendin e Kosovës.

Në rend dite, deputetët e kësaj legjislature kanë edhe propozimin e 40 deputetëve për caktimin e këtij komisioni.

Me fillim nga ora 10:00 deputetët e Kuvendit do të kenë mundësi të deklarohen për tema jashtë rendit të ditës.

Më pas do të ketë pyetje parlamentar, do të miratohen procesverbale nga seancat e mëparshme dhe pas kësaj pike fillon diskutimi i Komisionit të shumë përfolur javët e fundit.

Ishte iniciativa e Grupi Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës e cila më 22 shkurt kishte parashtruar kërkesën për themelimin e këtij komisioni në të cilin do të hetohen vendimet, veprimet dhe mosveprimet e Qeverisë dhe institucioneve të tjera, në raport me menaxhimin e sektorit të energjisë.

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala kishte deklaruar në seancë të kuvendit se përmes komisionit hetimor parlamentar do të mund të dilte në pah e vërteta për keqmenaxhimin e Qeverisë Kurti në sektorin energjetik në vend.

“Në emër të PDK-së u kërkojmë të formojmë një komision hetimor parlamentar për sektorin energjetik të vendit ku bashkërisht do të shpalosim të vërtetën dhe keqmenaxhimin e kësaj qeverie në sektorin energjetik të vendit”, kishte thënë ai.

Sipas tyre, theks të veçantë do të jenë muajt e krizës energjetike.

Kjo iniciativë morri mbështetjen e të gjithë opozitës.

Sa herë diskutohej në kuvend dhe vinte puna për votim, ishin depeutetët e partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje, si shumicë ekzekutive të cilët me mos votën e tyre ndalonin themelimin e këtij komisioni i cili më pas do të hetonte një situatë të caktuar në vend.

Pas disa përpjekjeve të dështuara PDK së fundi publikoi disa shifra rrethkërkesës për blerje të energjisë elektrike në kohën e krizës, për të cilat u tha se janë nxjerrë nga sinjalizuesit.

Këto shifra të cilat flisnin të kundërtën e deklaratave të Kryeministrit Kurti dhe ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli, për krizë energjetike dhe kërkesës së madhe për import të energjisë elektrike, bën që partia në pushtet të reflektoj.

Një ditë më parë, Vetëvendosje është pajtuar që të krijohet një komision i tillë i hetimeve, por ka kërkuar që procedurat hetimore të mos nisin vetëm me qeverinë Kurti, por nga viti 2006.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore