Pajisje

A do të përkrah macOS Monterey kompjuteri juaj?


Gjigandi i teknologjisë Apple ka lansuar macOS Monterey në WWDC 2021, duke sjellë me vete përditësime të mëdha për aplikacione si Safari dhe Mail.

Ndërsa azhurnimi është falas për të gjithë pronarët e Mac, jo të gjithë do ta marrin atë – veçanërisht ata me Mac të vjetër.

Cilët Mac mbështesin macOS Monterey?

macOS Monterey do të jetë në dispozicion si një shkarkim falas për këdo që zotëron një Mac (tremujorin e tretë të 2021).

Ashtu si azhurnimet e tjera që kanë ardhur para tij, ju mund ta instaloni përditësimin duke e shkarkuar atë nga Mac App Store.

Modelet e mëposhtme Mac do të jenë në gjendje të shkarkojnë dhe instalojnë macOS 12.0 Monterey:

iMac (fundi i vitit 2015 dhe më i ri)

iMac Pro (2017 dhe më i ri)

MacBook Air (fillimi i vitit 2015 dhe më i ri)

MacBook Pro (fillimi i vitit 2015 dhe më i ri)

MacBook (fillimi i vitit 2016 dhe më i ri)

Mac Mini (fund 2014 dhe më i ri)

Mac Pro (fundi i 2013 dhe më i ri)

Fatkeqësisht, kjo nuk është lista e plotë e modeleve Mac që aktualisht mund të ekzekutojnë macOS 11.

Kjo do të thotë që Apple do të heqë mbështetjen për një pjesë të vogël të modeleve këtë vit.

Cilët Mac nuk do të marrin Mac Monteray?

Modelet e mëposhtme nuk do të jenë në gjendje të instalojnë përditësimin falas:

iMac (2014 dhe më herët)

Macbook Air (2013 dhe më herët)

MacBook Pro (2013 dhe më herët)

MacBook (2015 dhe më herët)

MacBook Pro po punon me macOS Monterey

Nëse zotëroni ndonjë nga këto modele, do të vazhdoni të merrni përditësime të kufizuara të sigurisë, por do të humbisni veçoritë e reja që zakonisht shihen në përditësimet kryesore të macOS.

Nëse nuk jeni i sigurt se cilin model të Mac keni,  wshtë e lehtë të kontrollohet.

Klikoni në logon e Apple në këndin e sipërm të majtë të ekranit dhe pastaj klikoni “Rreth këtij Mac” dhe ju do të shihni modelin tuaj Mac dhe vitin e listuar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore