Mijëra izraelitë rifilluan të shtunën protestat javore kundër Kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu. Protestuesit kërkonin dorëheqjen e kryeministrit, pasi mbi të rëndojnë akuza korrupsioni si dhe akuzohet për keqmenaxhimin e krizës së coronavirus-it.
Protestuesit mbanin tabela ku shkruhej “Shko” dhe “Bibi, lëri njerëzit e mi të shkojnë” duke iu referuar Netanyahu-t me pseudonimin e tij.
Protesta është zhvilluar në sheshin e Jeruzalemit pranë rezidencës zyrtare të Netanyahut.
Kjo protestë vjen ndërsa Izraeli është në mes të bllokimit të tij të tretë kombëtar, për shkak të coronavirus-it. Gjyqi i Netanyahu-t është vendosur të rifillojë këtë javë. Gjyqi u shty për një kohë të pacaktuar për shkak kufizimeve dhe masava të marra kundër covid-19.
Netanyahu akuzohet për korrupsion, mashtrim dhe thyerje të besimit në raport me tre hetime të gjata. Ai ka mohuar akuzat për çdo keqbërje. Netanyahu ka deklaruar se është viktim e një “gjuetie shtrigash”, nga mediat armiqësore, zbatuesit e ligjit dhe gjyqësori.
Protestuesit thonë se Netanyahu nuk mund të drejtojë siç duhet vendin, ndërsa është nën akuza.
Izraeli ka shënuar një rritje të fundit të rasteve të prekura me Covid-19, pavarësisht se ka pasur një prej fushatave më të shpejta të vaksinimit në botë. Vendi ka vaksinuar me dy dozat e para 20% të popullsisë së tij.
Netanyahu ka deklaruar të enjten se ka siguruar mjaftueshëm vaksina, për të vaksinuar të gjithë popullsinë e rritur deri në fund të marsit. Kryeministri i Izreaelit ka vendosur vaksinimin në qendër të fushatës së tij.
Më 23 mars, Izraeli do të zhvillojë votimin e katërt në të gjithë vendin. Ky rivotim vjen në më pak se dy vite. Netanyahu vazhdon t`i bëjë thirrje Izraelit për të bërë “një përpjekje të fundit “, për të ndaluar transmetimin e Covid-19 duke respektuar kufizimet e vendosura./AlbanianPost.com
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Kosova synon të anëtarësohet në BE deri në vitin 2030, thotë Osmani
-
Ish-kreu i ARRSH në SPAK, ‘për një procedurë’
-
Ende në kërkim autori i vrasjes së efektivit në Fier, postblloqe dhe kontrolle me dronë në zonë
-
Hasani thekson rëndësinë e mbështetjes për Ukrainën, në Asamblenë Parlamentare të Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi
Lajmet kryesore
-
PD-ja gati për zgjedhje, nis caktimi i drejtuesve të rinj të qarqeve
-
Balla çel ministerialin për Sigurinë dhe Flukset migratore përmes Ballkanit: Sfidat nuk trajtohen vetëm, kemi angazhim të plotë për bashkëpunim
-
Ish-spiuni i Policisë Sekrete të Kinës zbulon operacionet, që synojnë disidentët në Australi dhe jashtë saj
-
Osmani: BE-ja s’po na tregon çfarë të bëjmë për t’u anëtarësuar – ka krijuar bllokadë për çështje të brendshme politike