Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, mbrëmjen e 26 prillit, përmes një postimi në median sociale Twtter, ka reaguar rreth tensioneve të krijuar gjatë procesit të numërimit të votave, në Njësinë numër 7, në Tiranë.
“Vota numërohet dhe askush nuk mund ta tjetërsojë vullnetin e qytetarëve as me laps e as me bojë”, deklaron ministrja Gjonaj.
Ndër të tjera, ka theksuar dhe rezultatin e dalë, sipas saj, në Njësinë 7. Ajo shprehet se Partia Socialiste (PS) “udhëheq bindshëm te Njësia 7”.
Mbrëmjen e sotme, Gjonaj ka pasur një bisedë të tensionuar me një nga komisionerët, në procesin e numërimit të votave, pranë kësaj njësie. Ajo është kandidate për deputete e PS-së, në qarkun e Tiranës si dhe e deleguar në njësinë 7.
Vota numërohet dhe askush nuk mund ta tjetërsojë vullnetin e qytetarëve as me laps e as me bojë 😊. PS udhëheq bindshëm te Njësia 7! 💪 pic.twitter.com/OV2yhB9cQZ
— Etilda Gjonaj (@GjonajEtilda) April 26, 2021
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Përurohet shtatorja më e madhe e Skënderbeut në tokën italiane, nga arbëreshët e San Basile-s
-
Balla: Po punohet për një program të madh asistence ndaj Shërbimit Zjarrfikës, me donatorë të huaj
-
Hamasi tregon se është gati për marrëveshje, izraelitët ende të përçarë
-
Raportet ndërkombëtare që shkërmoqën propagandën qeveritare