Kryeminsitri Edi Rama ka reaguar mbi një ngjarje të ndodhur dje në Vaqarr, ku kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka akuzuar se eksponentë të Partisë Socialiste, po blinin vota në këmbim të ushqimeve.
“Ndalimi i dhunshëm i disa iftareve mbrëmë nga paramilitarët e ‘mbrojtjes së votës’, është një çmenduri e padëgjuar!”.
Rama ka bërë thirrje për qetësi, durim dhe besim. Sipas tij, E diela do të shënojë fundin e mallkimit të së shkuarës mbi rrugën e shqiptarëve.
Ndalimi i dhunshëm i disa iftareve mbrëmë nga paramilitarët e "mbrojtjes së votës" është një çmenduri e padëgjuar!Thirrja ime është qetësi, qetësi, qetësi, durim, durim, durim, besim, besim, besim! E diela do të shënojë fundin e mallkimit të së shkuarës mbi rrugën e shqiptarëve🙏
— Edi Rama (@ediramaal) April 22, 2021
Policia e Shtetit , për ngjarjen në fjalë, ka proceduar përfaqësuesin e PD-së, Florenc Hoxha. Sipas deklaratës së policisë, ky i fundit i ka bllokuar një makinë me ushqime në Vaqarr dhe ka rrahur shoferin.
Nga pala demokrate, pretendohet se nga ajo makinë, po bliheshin vota në emër të Partisë Socialiste. Ushqimet që ndodheshin aty, po shpërndaheshin për të blerë votat.
Gjithashtu, në deklaratën e policisë, sqarohet se ushqimet kanë qenë të përgatitura për t’u shpërndarë për Iftar.
Belind Këlliçi reagon për Albanian Post
“Ky është një mashtrim i policisë”, deklaroi ndërkaq Këlliçi për Albanian Post. “Në çastin e ndalimit, kemi gjetur brenda makinës karta të PS-së dhe dokumente të ndryshme”.
Ai shton se “nëse do të kishin qenë për iftar, nuk do të kishte arsye të largoheshin”.
Për sa i përket arrestimit të Hoxhajt, pretendimi është se ai nuk ka lidhje me çështjen. “Ai thjesht ka shoqëruar makinën për të ruajtur dokumentat”, sqaron Këlliçi në versionin e tij të ngjarjes.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
“Mund t’iu zhvatni lëkurën”, Alexander Clapp udhëtim në historinë kriminale në Mal të Zi
-
Bardhi: Dënoj me forcë aktin kriminal ndaj gjyqtarit Sterkaj
-
Situata në vijën e frontit është përkeqësuar, thotë shefi i ushtrisë së Ukrainës
-
“Në ring s’na ka mposhtur askush”, Ahmeti, VMRO-së: Më 24 prill u përballëm me VLEN-in, më 8 maj me ju