Ditën mërkurë, në Bashkinë Fier, ka ndodhur një konflikt midis drejtuesve të Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI) dhe punonjësve të Policisë Bashkiake në këtë qytet.
Shkak për konfliktin mësohet të jetë bërë heqja e një baneri të LSI-së në bulevardin e Fierit.
Heqja e banerit është bërë ndërkohë që po bëhen përgatitjet për mbylljen e fushatës elektorale nga kryeministri, Edi Rama.
Nga kandidatja për deputete në këtë zonë, Kejdi Mehmeti mësohet se partia LSI dhe Bashkia Fier kanë një kontratë të nënshkruar për vëndosjen e banerave.
Siç shihet edhe në video, Kejdi Mehmeti, Arben Cuke dhe disa mbështetës të LSI-së kanë shkuar në ambientet e bashkisë, nga ku ka agravuar edhe situata në dhunë dhe përplasje fizike.
Lajmi në përditësim
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
“Mund t’iu zhvatni lëkurën”, Alexander Clapp udhëtim në historinë kriminale në Mal të Zi
-
Bardhi: Dënoj me forcë aktin kriminal ndaj gjyqtarit Sterkaj
-
Australianët bëjnë thirrje për ligje më të ashpra për dhunën ndaj grave
-
“Në ring s’na ka mposhtur askush”, Ahmeti, VMRO-së: Më 24 prill u përballëm me VLEN-in, më 8 maj me ju