Një alarm është dhënë nga një doktor i opozitarit rus, Alexei Navalny. “Ai, mund të vdesë në pak ditë”.
Sipas Yaroslav Ashikhmin, gjendja e Navalny-t është shumë e rënduar pas tre javësh grevë urie.
Ashikhmin shkroi në Facebook se sipas rezultateve të testeve të kryera, ai “mund të vdesë nga çasti në çast”.
Nivele të larta të potasiumit u shfaqën në analizat e Navalny-t. Kjo mund të sjellë një arrest kardiak të papritur sipas doktorit.
Anastasia Vasilyeva, kryetarja e një unioni doktorësh, të mbështetur nga Navalny, postoi një foto të testeve të kryera nga kritiku i Kremlinit. Ajo dhe doktorët e tjerë, i kanë dërguar drejtorit të burgjeve një letër, ku kërkojnë të vizitojnë pacientin e tyre.
“Ai ka humbur mbi 20 kilogramë në tre javë”, shkruan ndërkaq Kira Yramysh, zëdhënësja për shtyp e Navalny-t. Alarm ka ngritur edhe ajo për mundësinë e lartë se ai mund të vdesë.
Navalny u arrestua më 17 janar, pas kthimit të tij në Moskë nga Gjermania. Aty, ai kaloi pesë muaj të vështirë rikuperimi, pas helmimit që iu bë me një agjent të fuqishëm kimik, të quajtur Novichok.
Navalny ka qenë zëri kryesor i presidentit rus Vladimir Putin, që prej vitit 2013. Disa herë ai ka ngritur protesta të mëdha në gjithë vendin siberian, ku nuk kanë munguar as përleshjet.
Ndërkombëtarët e kanë dënuar ashpër arrestimin e Navalny-t dhe kanë kërkuar lirimin e tij të menjëhershëm.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Lind manifesti i PSE “Kurrë me ECR dhe ID. Përparimi i ekstremit të djathtë është një kërcënim për BE”
-
Europapa apo Baby Lasagna? – Garuesit për t’u pasur kujdes në Eurovision 2024
-
Kurti në Kongresin e socialistëve evropianë: Qëndrojmë në mbrojtje të demokracisë përballë autokratëve
-
Universitetet izraelite nuk mund t’u mësojnë hebrenjve amerikanë as gjënë themelore për të drejtat dhe lirinë e njeriut
Lajmet kryesore
-
Tre monumente të Skënderbeut në Kalabri, Begaj: Simbol për të gjithë shqiptarët
-
“Java e Evropës”, Gonzato: Ta shoqërojmë Shqipërinë në rrugëtimin drejt BE-së
-
Lind manifesti i PSE “Kurrë me ECR dhe ID. Përparimi i ekstremit të djathtë është një kërcënim për BE”
-
Konjufca: BE po pret me padurim të punojë me qeverinë ku bënë pjesë Vulin, po s’janë të gatshëm t’ia heqin masat Kosovës