Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka bërë një rikujtuese për mënyrën si duhet votuar me korrektësi në zgjedhjet e 25 prillit.
“Në zgjedhjet e datës 25 prill votohet vetëm me një fletë votimi! Ja mënyra e duhur e plotësimit të fletës së votimit”, shkruan Celibashi.
Komisioneri rikujton se ka tre variante për të votuar saktë.
E para, është ajo e të votuarit vetëm partinë, duke vendosur shenjën X ose + në katrorin përkatës.
Mënyra e dytë është ajo e votimit të numrit të kandidatit të preferuar. Duhet pasur kujdes, pasi emrat e kandidatëve, nuk janë të paraqitur në fletën e votimit. Ndaj, zgjedhësit duhet të sigurohen paraprakisht për numrin e kandidatit të cilin simpatizojnë.
🗳️Në zgjedhjet e datës #25prill2021 votohet vetëm me 𝟏 𝐅𝐥𝐞𝐭𝐞̈ 𝐕𝐨𝐭𝐢𝐦𝐢❗️
Ja mënyra e duhur e plotësimit të fletës së votimit ⬇️#zgjedhjetshqiperi2021 #kqz pic.twitter.com/5CI6NxBn8Y— Ilirjan Celibashi (@ICelibashi) April 17, 2021
Mënyra e tretë ndërkaq, është ajo e të votuarit për partinë dhe kandidatin e preferuar. Sërish, duhet pasur kujdes në këtë mënyrë votimi.
Nuk mund të votohet për një parti dhe kandidatin e një partie tjetër. Gjithashtu, nuk mund të votohet për dy kandidatë të të njëjtës parti brenda një flete votimi.
Në rast të kundërt, fletët bëhen të pavlefshme dhe nuk numërohen.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Strategjitë dhe metodat e shpërndarjes së lajmeve të rreme për keqinformim – Si i përdor Kremlini?
-
Ndërtimi i TEC-it në Roskovec, Balla: Investim strategjik, zero risk për mjedisin
-
Asunta, historia e vërtetë e vajzës 12-vjeçare të vrarë nga prindërit e saj: Burri i maskuar, qetësuesit, pornografia aziatike dhe varri pa emër
-
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet për krime lufte