Gjatë ditës së premtë dhe në mëngjesin e së shtunës u zhvilluan provat e lira për garën e dytë të sezonit në Formula 1.
Në Imola, pista legjendare e San Marino-s zhvillon garën e dytë në dy vite, pas kishte 14 vite pa qenë në Formula 1.
Në provat e lira të së premtes, në krye ishin makinat Mercedes, me finlandezin Valteri Bottas në vend të parë, dhe kampionin Hamilton pas tij.
Por, diferencën e bën 0.0010 sekonda, nga vendi i parë në të dytin. Nuk ishte e madhe diferenenca as mes të dytit dhe të tretit, me Gasly-n dhe Verstappen-in që në të dy sesionet e të premtes ishin shumë afër Mercedes-it.
Zhgënjimi i të premtes ishte McLaren. Impresionoi Ferrari, që ishte shumë afër me kreun.
Aston Martin vazhdon me performancat e dobëta, kurse Alpine F1 team me Alonso-n në krye po shfaqin performanca stabile.
Të shtunën në mëngjes, më i shpejti doli Verstappen, me një diferencë afër gjysmë sekndi me vendin e dytë.
Lando Norris ishte i dyti, kurse Hamilton i treti.
Forma e mirë e RedBull u vu re me vendin e katërt të Perez. Ai zhvilloi më pak se 15 xhiro.
Leclerc, Gasly, Sainz, Bottas, Alonso dhe Ocon mbyllën ‘top 10’ për ditën e shtunë.
Provat zyrtare fillojnë në orën 13:00.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Ekskluzive: Franca kërkon shtyrje të vendimit për anëtarësim të Kosovës në KiE
-
Meta thotë se Rama dhe Veliaj janë përfshirë në fushatë në Maqedoninë e Veriut, jo Kurti
-
Publikohet dokumenti i armëpushimit që Hamasi e pranoi, por Izraeli e refuzoi – 3 faza në 3 muaj
-
Lajçak pret përgjigje konstruktive nga Kosova e Serbia mbi kompromisin e propozuar për dinarin