Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka publikuar listën e mbrojtësve më të mirë në Kategorinë Superiore në bazë të statistikave të deritaishme.
Mbrojtësi i Laçit, Aleksandar Ignjatoviç-i, është mbrojtësi me përqindjen më të lartë të dueleve të fituara në prapavijë. Ai ka fituar 75.93% të dueleve, i ndjekur nga Rustem Hoxha i Teutës me 74.14% dhe Renato Arapi, po i Teutës me 73.13%.
Për topat e rekuperuar, Serjan Repaj i Apolonisë kryeson listën. Mbrojtësi fierak rekuperon 7.65 topa për 90 minuta. Më pas lista vijon me dy lojtarë të tjerë të Apolonisë, Benjamin Agyare me 7.36 dhe Kofi Yeboah me 6.99.
Përsa i përketë dueleve ajrore, tre mbrojtësit më të spikatur janë: Mevlan Adili i Vllaznisë me 73.58%, Aleksandar Ignjatoviç-i i Laçit me 73.39% dhe i treti është Stivian Janku i Bylisit me 68.22%.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Dokumentari i Rai 3: Ironi dhe akuza në Kuvendin e Shqipërisë
-
Basha drejtuar deputetëve: Të mbështesim amendamentet pro SPAK-ut dhe kundër korrupsionit
-
Rafahu nuk është Stalingradi i Gazës – është një tjetër manipulim nga Netanyahu
-
Scholz, Kurtit: Duhen hapa konkretë në çështjen e Asociacionit kur në pyetje është anëtarësimi në KiE