Deklarata të forta vijnë nga Kremlini, ku amerikanët janë quajtur kundërshtarë dhe anijet luftarake të SHBA-së, janë paralajmëruar të qëndrojnë larg zonës së Crimea-s, “për të mirën e tyre”.
Sipas Moskës zyrtare, “dalja e tyre në detin e Zi është një provokim i hapur ndaj nervave ruse”.
“SHBA-ja është një kundërshtar i yni dhe bën gjithçka mundet për të minuar pozicionin rus në skenën botërore”, deklaroi zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergei Ryabkov.
“Nuk shohim asnjë element tjetër në afrimin e tyre. këto janë përfundimet tona”.
Këto komente nga Ryabkov, janë në mënyrë drastike të kundërta me qëndrimet e fundit nga Rusia. Gjatë kësaj kohe, ata i janë referuar amerikanëve si “partnerë”.
Rusia aneksoi Crimea-n nga Ukraina në vitin 2014. Dy anije amerikane do të mbërrijnë në detin e Zi këtë javë, pas tensioneve që janë ngritur në kufirin Rusi-Ukrainë, në zonën e Donbasit.
Një konflikt i gjatë midis ukrainasve dhe separatistëve të mbështetur nga Rusia, vijon prej kohësh në rajon. Sipas qeverisë ukrainase, mbi 14 mijë persona kanë mbetur të vrarë gjatë kohës së konfliktit.
Tensionet e larta kanë shtyrë presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, të zbresë në fushëbetejë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Meloni mbyll G7: Angazhim i fortë ndaj taksës minimale globale, pa qasje ideologjike për klimën
-
Një tjetër përpjekje për të përmbyllur sagën e sigurimeve shëndetësore
-
Aleanca e re e së majtës në Francë përçahet përpara zgjedhjeve të parakohshme
-
“Mbështetja e SHBA-së është e palëkundur dhe miqësia jonë është e përjetshme”, thotë Osmani pas takimit me Harrisin