Lajme

Forcat amerikane shkatërrojnë gjashtë dronë të Houthis në Detin e Kuq


Komanda Qendrore Ushtarake e Shteteve të Bashkuara njofton se ka shkatërruar dy dronë ajror dhe katër detarë të nisur nga rebelët jemenas Houthi në zonën e Detit të Kuq.

Në një deklaratë të publikuar në llogarinë e saj X, Centcom specifikon se nuk janë raportuar lëndime apo dëme nga anijet tregtare të SHBA-ve ose koalicionit.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj, veçanërisht Britania, janë përgjigjur me një prani të shtuar detare për të mbrojtur anijet në rrugët ujore jetike dhe me sulme hakmarrëse ndaj objektivave Houthis.

Centom tha një ditë më parë se kishte shkatërruar “një stacion kontrolli tokësor dhe një nyje komandimi dhe kontrolli” në një zonë të kontrolluar nga Houthis të Jemenit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore