Euro 2024

UEFA nis zyrtarisht hetim kundër Dakut dhe sjelljes së tifozëve shqiptarë


Një vendim i tillë ishte i pritshëm dhe UEFA tashmë e ka zyrtarizuar nisjen e një hetimi ndaj tifozëve shqiptarë në ndeshjen kundër Kroacisë, si edhe në veçanti ndaj sjelljes së futbollistit të Kombëtares shqiptare, Mirlind Daku.

Pjesë e hetimit do të jetë pikërisht edhe festimi në fund të ndeshjes i Mirlind Dakut, i cili akuzohet për sjellje të papërshtatshme.

Njoftimi zyrtar i UEFA-s shkruan:

Në përputhje me nenin 31(4) të Rregullores disiplinore të UEFA-s, një Inspektor i Etikës dhe Disiplinës i UEFA-s është caktuar sot për të kryer një hetim në lidhje me sjelljen e mundshme raciste dhe/ose diskriminuese nga mbështetësit që dyshohet se kanë ndodhur në kuadër të Kampionatit Europian 2024 në ndeshjen e fazës së grupeve ndërmjet ekipeve përfaqësuese të Federatës Kroate të Futbollit (HNS) dhe Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), e luajtur më 19 qershor 2024 në Hamburg të Gjermanisë.

Informacione të mëtejshme në lidhje me këtë çështje do të vihen në dispozicion në kohën e duhur.

Në lidhje me ndeshjen e fazës së grupeve të Kampionatit Europian 2024 ndërmjet ekipeve përfaqësuese të Federatës Kroate të Futbollit dhe Federatës Shqiptare të Futbollit të luajtur më 19 qershor 2024 në Hamburg të Gjermanisë, është hapur një hetim në lidhje me sjelljen e supozuar të papërshtatshme të lojtarit të Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), z. Mirlind Daku.

Informacione të mëtejshme në lidhje me këtë çështje do të vihen në dispozicion në kohën e duhur.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore