Ish-ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, aktualisht deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka njoftuar përmes profilit të saj në Facebook se Korporata Energjetike e Kosovës ka nënshkruar sërish kontrata janë syrit të publikut dhe sërish me tender njëburimor.
“Njëra prej tyre është kontrata e 14-të me radhë me të njëjtën kompani, për sigurim fizik, 13 i ka pasur të negociuara në vlerë prej 5.6 milionë euro, sot është nënshkruar kontrata e 14 në vlerë prej 453,122.72 euro (sigurim fizik vetëm për 2 muaj), sipas njoftimit të KRPP-së, të publikur sot në ëebfaqen e tyre”.
Bajrami është ankuar që përkundër se në parlament kishte debat për tri orë, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, që është përgjegjëse për ndërmarrjet publike, “nuk e nxori asnjë fjalë nga goja edhe pse disa herë u pyet nga deputetët për 112 kontrata sekrete të KEK-ut dhe 102 milionë të shpenzuara”.
Bajrami i ka bërë thirrje Vetëvendosjes që “ta votoni komisionin hetimor parlamentar, për kontratat 2021-2023”.
“LVV le të bëj kërkesë për komision hetimor për vitet 2015-2017, nëse dojnë edhe për me herët kthehemi prej kohës kur shefja e grupit parlamentar të LVV e pat shitë distribucionin e KEK-ut për 26.3 milionë euro dhe unë ju premtoj se Grupi Parlamentar i LDK-së do t’i votoj të gjitha komisionet”, shkroi ajo.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Rama: Po bëjmë negociata me Filipinet për të marrë krahë pune
-
“Asnjëherë s’më ka lënë në baltë – është i pa korruptuar”, Gërvalla me fjalë të mëdha për Kurtin
-
Kandidatja e partisë së Macron thotë se është mashtruar duke bërë një foto grupi ‘neo-naziste’
-
Haradinaj: E mbështes shpërbërjen e Kuvendit vetëm pas dorëheqjes apo shkarkimit të Kurtit
Lajmet kryesore
-
Kurti: Zgjedhjet më mirë në verë se në dimër, s’ka rëndësi a qeverisë edhe 10 muaj, apo edhe 3 muaj
-
Nisma e PS, Delegacioni i BE-së: Të mos preket reforma në Drejtësi
-
Izraeli thellon ofensivën në Rafah dhe rihyn në zonat veriore të Gazës
-
Krasniqi: Dallime me Kurtin kemi, por diskutimin e patëm të mirë