Ka vdekur në moshën 72 vjeçare, aktori i njohur amerikan, Walter Olkewicz, i cili luajti rolin e Jacques Renault në “Twin Peaks”.
Djali i tij, skenaristi Zak Olkewicz, konfirmoi vdekjen e tij, ndërsa publiku ka qenë i informuar se ai ishte duke luftuar me çështje shëndetësore në 20 vitet e fundit.
Aktori tashmë i ndjerë, gjithashtu luajti rolin e punëtorit të rafinerisë së naftës, Dougie Boudreau, në katër sezonet e para të serialit “Grace Under Fire” dhe po ashtu një rol të avokatit të një mafie. Në filmin “The Client” të Joel Schumacher.
Ai ishte po ashtu pjesë e “Fire Walk With Me” dhe “Twin Peaks: The Missing Pieces”.
Olkewicz ka luajtur edhe në rolin e Markos përkrah Jeff Conaway në “Wizards and Warriors” të CBS-së, dhe u shfaq në “Partners in Crime” të NBC-së në vitin 1984, duke luajtur përballë Lynda Carter dhe Loni Anderson.
Ai gjithashtu interpretoi rolin e Tiny McGee në “Who’s the Boss” dhe Walter Plimp në “Court Night”.
Ndërsa, Walter e bëri debutimin e tij në ekran me “Futureworld” dhe vazhdoi të shfaqej në filma duke përfshirë “1941” dhe “The Big Picture” të Steven Spielberg.
Olkewicz, la pas vetes djalin e tij dhe dy nipër e mbesa.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Kevin Spacey kritikon dokumentarin e ardhshëm që do të shqyrtojë akuzat ndaj tij për abuzim dhe sjellje të pahijshme seksuale
-
Paul Rudd dhe Nick Jonas do të luajnë në komedinë muzikore “Power Balad” të regjisorit John Carney
-
“The Fall Guy” nuk arrin lartësitë e nevojshme për të bërë një spërkatje vërtet të madhe
-
Amy Schumer dhe Jennifer Lawrence synojnë të sjellin një film, por jo komedinë e premtuar vite më parë
Lajmet kryesore
-
Tre monumente të Skënderbeut në Kalabri, Begaj: Simbol për të gjithë shqiptarët
-
“Java e Evropës”, Gonzato: Ta shoqërojmë Shqipërinë në rrugëtimin drejt BE-së
-
Niger, pa një strategji të vërtetë Biden po humbet Afrikën
-
Konjufca: BE po pret me padurim të punojë me qeverinë ku bënë pjesë Vulin, po s’janë të gatshëm t’ia heqin masat Kosovës