Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, me shënimin e 26 vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), ka kujtuar luftën dhe sakrificën e familjes Jashari në Prekaz të Skenderajt.
Maqedonci përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’ ka thënë se Jashari me të bijtë e tij kanë dhënë shembull për një rezistencë totale.
“Shaban Jashari me të bijtë Ademin e Hamzën dhe anëtarët e tjerë të familjes, në mëngjesin e 5 marsit, e nisën luftën duke dhënë shembullin e një rezistence totale, deri në frymën e fundit: për lirinë e Kosovës”.
“Gjatë 5, 6 dhe 7 marsit 1998, qielli mbi Prekaz do të nxihej për tre ditë rresht nga tymi i pa numër i predhave të hedhura mbi luftëtarët e lirisë dhe mbi shtëpitë e Prekazit. Qëndresa e armatosur tre ditore dhe lufta heroike e familjes Jashari në Prekaz, do tu jepte atyre tre ditëve epitetin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka shkruar ai.
Ai ka thënë se rezistenca dhe lufta e Jasharëve të Prekazit është kthyer në burim rezistence.
“Që nga atëherë para 26 viteve dhe deri sot, rezistenca dhe lufta e Jasharëve të Prekazit, është kthyer në burim frymëzimi për të gjithë luftëtarët e UÇK-së në luftën e tyre për liri, duke u trashëguar deri te ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, në misionin e tyre për ta ruajtur këtë liri”.
“26 vjet përpjekje për ta kultivuar luftën e drejtë për liri dhe për ta frymëzuar me të luftën për shtetndërtim. 26 vjet Epope e UÇK-së: 26 vjet lavdi!”.
Më 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998, në Prekaz të Skenderajt, forcat serbe sulmuan shtëpitë e familjes Jashari, duke lënë të vrarë mbi 50 anëtarë të kësaj familjeje.
Më 24 mars të vitit 1999, me urdhër të ish-sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Havier Solana filluan sulmet ajrore të forcave të NATO-s kundër caqeve serbe në Kosovë dhe në Serbi.
Pas 78 ditësh bombardime të NATO-s, Sllobodan Millosheviçi, në atë kohë president i Serbisë, u dorëzua në qershorin e vitit 1999 dhe pranoi Marrëveshjen e Kumanovës.
Më 10 qershor, Këshilli i Sigurimit miratoi Rezolutën 1244, me të cilën vendosi administratën e përkohshme të OKB-së në Kosovë dhe fuqizoi praninë ushtarake të KFOR-it.
Kosova, në partneritet me bashkësinë ndërkombëtare, ndërtoi institucionet e saj, ndërsa më 17 shkurt të vitit 2008, shpalli pavarësinë e Kosovës.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Nis protesta e opozitës përpara Bashkisë Tiranë, sërish tymues e molotovë drejt godinës
-
PD i kërkon SPAK të hetojë një skemë të pretenduar: Kompania e lidhur me restorantin e Maznikut dhe Fugës fitoi 4 tenderë publikë pa garë
-
Çela në Komisionin e Ligjeve: Harta e re gjyqësore u zbatua me sukses, infrastruktura problem për t’u zgjidhur
-
Kosova synon të anëtarësohet në BE deri në vitin 2030, thotë Osmani
Lajmet kryesore
-
PD-ja gati për zgjedhje, nis caktimi i drejtuesve të rinj të qarqeve
-
Çela në Komisionin e Ligjeve: Harta e re gjyqësore u zbatua me sukses, infrastruktura problem për t’u zgjidhur
-
Ish-spiuni i Policisë Sekrete të Kinës zbulon operacionet, që synojnë disidentët në Australi dhe jashtë saj
-
Osmani: BE-ja s’po na tregon çfarë të bëjmë për t’u anëtarësuar – ka krijuar bllokadë për çështje të brendshme politike