Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale ka arrestuar një person të nacionalitetit serb, për veprën penale ‘’Krimet e luftës kundër popullatës civile”.
“I dyshuari Ž.N, (1954) është arrestuar në Mitrovicën e veriut. I lartcekuri është i dyshuar për veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile – Dhunë seksuale‘’ të kryer gjatë vitit 1999 në Komunën e Vushtrrisë”, thuhet në njoftim për media të policisë.
I njëjti është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës, dhe me aktvendim të prokurorit të Prokurorisë Speciale, është dërguar në ndalim për 48 orë.
Ndryshe, 16 persona të akuzuar për krime lufte në Kosovë janë liruar me vendimet gjyqësore si të pafajshëm pas përfundimit të luftës dhe disa të tjerë janë arratisur pas ngritjes së aktakuzave.
Gjatë luftës së fundit në Kosovë, më 1998-1999, janë vrarë rreth 13 mijë e 500 persona, shumica dërrmuese shqiptarë.
Prej këtyre viktimave, 76 për qind besohet se ishin civilë. Ndërkaq, për nga përkatësia etnike, 10 mijë e 794 janë shqiptarë, 2 mijë e 197 serbë, kurse të tjerët u përkasin përkatësive tjera etnike.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Osmani falënderon kryeministren e Danimarkës për kontributin në sigurinë e Kosovës që nga 1999
-
Nagip Krasniqi i akuzuar për korrupsion del me letër përshëndetëse: Kam bërë punë të mira
-
RENEA ndërhyn në banesa teksa vijon puna për kapjen e autorit të vrasjes së efektivit të Shqiponjave
-
Lajçaku “s’i lëshon pa marrëveshje” kryenegociatorët e dinarit – rreth pesë orë nga nisja e takimit trepalësh në Bruksel
Lajmet kryesore
-
Lajçaku “s’i lëshon pa marrëveshje” kryenegociatorët e dinarit – rreth pesë orë nga nisja e takimit trepalësh në Bruksel
-
RENEA ndërhyn në banesa teksa vijon puna për kapjen e autorit të vrasjes së efektivit të Shqiponjave
-
Miqësia ‘pa kufi’ Putin-Xi do të vihet në provë gjatë vizitës shtetërore në Kinë
-
Nagip Krasniqi i akuzuar për korrupsion del me letër përshëndetëse: Kam bërë punë të mira