Kryeministri Albin Kurti i shoqëruar nga ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka pritur sot në takim komandantin e KFOR-it Gjeneral Major Franco Federici.
Komandanti i KFOR-it, Federici ka uruar kryeministrin Kurti për detyrën dhe përgjegjësinë e re, po ashtu ai i ka konfirmuar kryeministrit gatishmërinë për thellim të bashkëpunimit të më tejshëm mes Qeverisë së Kosovës dhe KFOR-it në mënyrë që të jenë në shërbim të sigurisë së të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës
Kurse kryeministri Kurti e falënderoi për urimin dhe shprehu mirënjohje për punën, rolin dhe rëndësinë e KFOR-it në Kosovë. Ai po ashtu tha se ruajtja e sigurisë në Republikën e Kosovës është qëllim i përbashkët, për çka bashkëpunimi ndërinstitucional mes Qeverisë së Republikës Kosovës dhe KFOR-it është i domosdoshëm.
Tutje kryeministri Kurti e njoftoi gjeneralin për masat e reja kundër Covid-19 që ka ndërmarr Qeveria, të cilat nga sot kanë hyrë në fuqi. Ai po ashtu e informoi gjeneralin se të gjitha institucioneve përkatëse po angazhohen maksimal që të sigurojnë doza të reja të vaksinës kundër Covid-19, transmeton RTK
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Dokumentari i Rai 3: Ironi dhe akuza në Kuvendin e Shqipërisë
-
Basha drejtuar deputetëve: Të mbështesim amendamentet pro SPAK-ut dhe kundër korrupsionit
-
Rafahu nuk është Stalingradi i Gazës – është një tjetër manipulim nga Netanyahu
-
Scholz, Kurtit: Duhen hapa konkretë në çështjen e Asociacionit kur në pyetje është anëtarësimi në KiE