Gjykata e Apelit, të hënën ka aprovuar ankesën e Prokurorisë Speciale, për ta kthyer masën e arrestit shtëpiak ndaj Enver Sekiraqës, të akuzuarit që kishte nxitur vrasjen e zyrtarit policor, Triumf Riza.
Në vendimin e 9 shkurtit, të pandehurit Enver Sekiraqa, i ishte ndërprerë masa e arrestit shtëpiak dhe ndaj të njëjtit ishte urdhëruar masa e paraqitjes në statcion policor.
Lajmin për lirimin e tij ishte konfirmuar nga avokatja e tij, Kosovare Kelmendi.
“I njëjti ka qenë në arrest shtëpiak qe dy vite. Dje është vendos nga Gjykata që të hiqet kjo masë dhe te zëvendësohet me atë në paraqitje në polici”.
Në prill të vitit 2014, Prokuroria Speciale e Kosovës kishte ngritur aktakuzë ndaj Enver Sekiraqës për tri vepra penale, për nxitje në vrasjen e Triumf Rizës, “detyrim” dhe “dhunim”, ku për këtë të fundit, gjykata e shkallës së parë e kishte shpallur të pafajshëm.
Prokuroria kishte thënë se incidenti i ndodhur në “Suiss Casino” në mes të Sekiraqës dhe Rizës ishte njëri nga motivet që çuan në vrasjen e Triumf Rizës.
Incidenti në “Suiss Casino”, kishte ndodhur në dhjetorin e vitit 2006, ndërsa në të ishin të përfshirë Enver Sekiraqa dhe disa shoqërues të tij në njërën anë, dhe i ndjeri Triumf Riza e Arben Selmani në anën tjetër.
Në këtë incident i plagosur rëndë kishte mbetur Arben Selmani.
Triumf Riza ishte vrarë më 30 gusht të vitit 2007, vrasje për të cilën Arben Berisha është dënuar me 35 vjet burg, ndërsa Enver Sekiraqa ishte dënuar me 37 vjet burgim.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Osmani kërkon që BE-ja dhe NATO-ja të bëjnë “politikë të dyerve të hapura” ndaj Kosovës
-
Varga: Rusia u përgatit për një kohë të gjatë për “frontin e dytë” në Ballkanin Perëndimor
-
Krasniqi: Shtetet evropiane treguan se s’u intereson fuqizimi i komuniteteve joshumicë me kushtëzimin e tyre për anëtarësim në KiE
-
Bislimi në Hungari flet për rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në KiE
Lajmet kryesore
-
PD-ja gati për zgjedhje, nis caktimi i drejtuesve të rinj të qarqeve
-
Balla çel ministerialin për Sigurinë dhe Flukset migratore përmes Ballkanit: Sfidat nuk trajtohen vetëm, kemi angazhim të plotë për bashkëpunim
-
Ish-spiuni i Policisë Sekrete të Kinës zbulon operacionet, që synojnë disidentët në Australi dhe jashtë saj
-
Osmani udhëton drejt Danimarkës për Samitin e Kopenhagës për Demokraci