Lajme

Enver Sekiraqës i hiqet masa e arrestit shtëpiak


Enver Sekiraqa

Gjykata Themelore në Prishtinë, të premten, ka hequr masën e arrestit shtëpiak, Enver Sekiraqës të akuzuarit se kishte nxitur vrasjen e zyrtarit policor, Triumf Rizës.

Një gjë e tillë është konfirmuar nga avokatja e tij, Kosovare Kelmendi.

“I njëjti ka qenë në arrest shtëpiak qe dy vite. Dje është vendos nga Gjykata që të hiqet kjo masë dhe te zëvendësohet me atë në paraqitje në polici”, ka thënë ajo për Insajderin.

Në prill të vitit 2014, Prokuroria Speciale e Kosovës kishte ngritur aktakuzë ndaj Enver Sekiraqës për tri vepra penale, për nxitje në vrasjen e Triumf Rizës, “detyrim” dhe “dhunim”, ku për këtë të fundit, gjykata e shkallës së parë e kishte shpallur të pafajshëm.

Prokuroria kishte thënë se incidenti i ndodhur në “Suiss Casino” në mes të Sekiraqës dhe Rizës ishte njëri nga motivet që çuan në vrasjen e Triumf Rizës.

Incidenti në “Suiss Casino”, kishte ndodhur në dhjetorin e vitit 2006, ndërsa në të ishin të përfshirë Enver Sekiraqa dhe disa shoqërues të tij në njërën anë, dhe i ndjeri Triumf Riza e Arben Selmani në anën tjetër. Në këtë incident i plagosur rëndë kishte mbetur Arben Selmani.

Triumf Riza ishte vrarë më 30 gusht të vitit 2007, vrasje për të cilën Arben Berisha është dënuar me 35 vjet burg, ndërsa Enver Sekiraqa ishte dënuar me 37 vjet burgim.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore