Prokuroria Themelore në Mitrovicë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka kërkuar që të caktohet paraburgim ndaj të pandehurit R.V., i cili dyshohet për veprën penale “Prodhimi dhe përpunimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope, analoge apo veglave, pajisjeve apo materialeve narkotike” dhe “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit”.
Kërkesën Prokuroria e ka bërë përmes një komunikate dërguar mediave.
“Prokuroria Themelore në Mitrovicë, Departamenti i Krimeve të Rënda, pranë Gjykatës Themelore në Mitrovicë, ka paraqitur kërkesë për caktimin e paraburgimit për të pandehurin R.V”, thuhet në komunikatë.
Policia e Kosovës, të shtunën kishte bastisur një shtëpi në Leposaviq ku ishte improvizuar një laborator droge në një dhomë dhe ishin sekuestruar 23 bimë të mbjella të dyshuara të llojit kanabis.
Lajmin e ka konfirmuar për Albanian Post të dielën zëvendësdrejtori i policisë në Veri, Veton Elshani.
“Gjatë bastisjes në një dhomë të shtëpisë kemi gjetur dhe sekuestruar 23 bimë të mbjella të dyshuar të kanabisit me gjatësi nga 40 centimetra deri ne 1.85 centimetra, si dhe pajisje tjera të cilat nevojiten për improvizimin e laboratorit”, tha Elshani.
Ai kishte potencuar se në lidhje me rastin është njoftuar prokurori dhe me udhëzim të tij disa nga bimët janë marrë si mostra dhe janë dërguar në laborator, kurse pjesa tjetër janë shkatërruar.
Ndërsa i dyshuari është ndaluar dhe arrestuar në pikën kufitare në Jarinje dhe me aktvendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh.
Zbulohet në Veri një laborator i drogës, prangoset i dyshuari
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Kurti me partnerët e koalicionit: Zgjedhjet e parakohshme, nëse ka harmonizim të plotë të opozitës
-
6 familje kërcënojnë me vetëflijim ndaj shembjes së banesave të tyre në Thumanë-Kashar
-
Administrata e Biden planifikon dërgesë armësh prej 1 miliard dollarësh në Izrael
-
Takimi i shtatë për dinarin – “rasti i fundit” për një zgjidhje kompromisi