Gjykata Speciale, ka informuar se pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit Hajrush Kurtaj, gjykimi ndaj ish krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), do të vazhdoj më 26 shkurt.
Lajmin e ka bërë të ditur DhSK-ja përmes një komunikate për media.
“Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit të ZPS-së, Hajrush Kurtaj, ky gjykim do të rifillojë ditën e hënë, më 26 shkurt, në orën 09:00.
Dëshmitari Hajrush Kurtaj, në Gjykatën Speciale në seancën e së enjtes është pyetur për arkivin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nga avokati i ish kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaci, Luka Misetiç.
Misetiç, e ka pyetur atë se a ka idenë se ku janë dokumentet e arkivuara të UÇK-ës së administratës të zonës së gjashtë.
Por, që Kurtaj ka thënë se, “s’kam informacione, për shkak se me vendimin ndërkombëtar që është marrë nuk është bërë transformimi i trupave mbrojtjës në Forcën e Sigurisë”.
“Por, është bërë shpërberja e trupave të mbrojtjes së Kosovës dhe palët nuk kanë njohuri se ku ekzistojnë ato dokumente”, ka sqaruar ai.
Ai është pyetur nga avokati edhe për një bisedë që ka pasur me Agim Çekun.
Misetiç, i ka paraqitur dëshmitarit Kurtaj, intervistën që ka dhënë për Zyrën e Prokurorit të Specializuar.
Teksa, është pyetur edhe për bisedat që ka pasur me Agim Çekun, emërimin e Qamil Ilazit si komandant, urdhëresave që kishte marrë gjatë luftës nga Shukri Buja, për të cilat dëshmitari deklaroi se gjatë luftës “s’ka marrë asnjë urdhëresë”.
Më 21 shkurt, disa faqe të librit të dëshmitarit Hajrush Kurtaj, janë pranuar si prova materiale në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, për të cilat më pas është diskutuar për to nga prokurori James Pace.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Hetimi ndaj Trump | Johnson: Do ta mbajmë përgjegjës Smithin për abuzimet
-
Dëshmitë e gjashtë dëshmitarëve me shkrim ndaj ish krerëve të UÇK-së pranohen pjesërisht
-
Gjykimi ndaj ish eprorëve të UÇK-së vazhdon më 21 maj
-
ZPS-ja pretendon se dëshmitari i 62-të është arrestuar dhe rrahur nga ushtarët e UÇK-së
Lajmet kryesore
-
Kurti: Zgjedhjet më mirë në verë se në dimër, s’ka rëndësi a qeverisë edhe 10 muaj, apo edhe 3 muaj
-
Nisma e PS, Delegacioni i BE-së: Të mos preket reforma në Drejtësi
-
Izraeli thellon ofensivën në Rafah dhe rihyn në zonat veriore të Gazës
-
Krasniqi: Dallime me Kurtin kemi, por diskutimin e patëm të mirë