Dy persona kanë vdekur në një shtëpi banimi në Bjeshkët e Junikut.
Sipas informacioneve që ka prokuroria dyshohet se arsyet janë shpërthimi i një bombole gazi.
Lajmin për Albanian Post e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikqi.
“Janë dy trupa te pajete që janë gjetur në një shtëpi banimi në Bjeshkët e Junikut. Prokurori i krimeve të rënda është duke shkuar ne vend te ngjarjes. Njësitet relevante policore do të bëjnë hetim rreth shkakut i vdekjes se tyre”.
“Dy trupat e pajetë do të dërgohen për autopsi në mjekësin ligjore IML”, ka thënë ai për AP.
Po ashtu, të dielën një person në Gjilan ishte therur e pas këtij rasti ishin arrestuar gjashtë persona.
Lajmi ishte bërë i ditur përmes raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës.
“Si pasojë viktima është plagosur në këmbë. Në vendin e ngjarjes, gjatë kontrollit të veturës së personave të dyshuar është gjetur dhe konfiskuar një armë gjuetie. Viktima është dërguar në tretman mjekësor dhe i njëjti sipas raportit mjekësorë është jashtë rrezikut për jetë”.
“Me vendim të prokurorit pesë të dyshuar ishin dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari i mitur është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.
Njësiti i hetimeve të përgjithshme në Gjilan në koordinim me prokurorin e shtetit është thënë se janë duke punuar në ndriçimin dhe sqarimin e rrethanave të rastit.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Shqipëria vijon të mbetet e fundit në Evropë për të ardhurat për frymë
-
Matura Shtetërore, Manastirliu: Të garantohet proces i sigurt, asnjë tolerancë për administratorët
-
Ish-presidenti i vijës së ashpër të Iranit regjistrohet për zgjedhjet presidenciale të 28 qershorit
-
MPJD-ja njofton shtetet e QUINT-it për arrestimin e Tefik Mustafës në Serbi