Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, gjatë së shtunës, në Prishtinë dhe Gjilan janë sulmuar zyrtarët policorë në detyrë.
Në njoftim thuhet se në Prishtinë, zyrtarët policorë derisa ishin duke iu përgjigjur një rasti të dhunës në familje, kanë hasur në rezistencë nga i biri i të dyshuarit për dhunë.
“Zyrtarët policorë gjatë kryerjes se detyrës zyrtare në një rast te dhunës në familje kanë hasur në rezistencë nga i dyshuari mashkull kosovar -djali i te dyshuarit për dhunë në familje. Është arrestuar i dyshuari dhe i njëjti gjatë arrestimit e kishte lënduar zyrtarin policor”, thuhet në njoftim.
Ndërkaq pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Në Gjilan, është arrestuar një person pasi që nën ndikim të alkoolit kishte sulmuar zyrtarin policor, derisa ky i fundit kishte marrë edhe trajtim mjekësor
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka sulmuar zyrtarin policor viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor”.
Sipas njoftimit të organeve të rendit, i dyshuari me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Mesazhi i Kurtit pas fitores ndaj Qipros: Nga një gol për secilin gol të pranuar kundër Rumanisë, një më shumë për ata që besuan
-
Zgjedhjet në SHBA | Ben-Meir: Harrisi s’do të ndryshojë qasjen rreth dialogut – Trumpi do të ndikohet nga pikëpamjet e Putinit
-
Ushtarët amerikanë të KFOR-it patrullojnë në Leposaviq
-
Kilaj kërkon leje nga Gjykata Speciale që t’i kalojë pushimet në Shqipëri
Lajmet kryesore
-
Kolegji Zgjedhor ‘rrëzon’ opozitën, Tavos i hapet rruga e betimit
-
Arrest shtëpie për kryebashkiakun e Tropojës dhe zv.kryetarin, SPAK: Shkelën ligjin për ndërtimin e 2 rrugëve
-
Hapa të kujdesshëm nga Kievi dhe Moska për planin e paqes të Scholz, por kancelari kritikohet brenda vendit
-
Zgjedhjet në SHBA | Ben-Meir: Harrisi s’do të ndryshojë qasjen rreth dialogut – Trumpi do të ndikohet nga pikëpamjet e Putinit