Lajme

Gjashtë të arrestuar për plagosjen në Gjilan


Policia e Kosovës.

Policia e Kosovës, lidhur me plagosjen e një personi në fshatin Gadish të Gjilanit të dielën ka bërë se janë arrestuar gjashtë persona.

Lajmi është bërë i ditur përmes raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës.

“Si pasojë viktima është plagosur në këmbë. Në vendin e ngjarjes, gjatë kontrollit të veturës së personave të dyshuar është gjetur dhe konfiskuar një armë gjuetie. Viktima është dërguar në tretman mjekësor dhe i njëjti sipas raportit mjekësorë është jashtë rrezikut për jetë”.

Me vendim të prokurorit pesë të dyshuar janë dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari i mitur është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.

Siç ishte thënë, të njëjtit fillimisht kishin sulmuar viktimën i cili po kryente detyrën e tij si roje pylli, e më pas njëri nga të dyshuarit kishte shtënë me armë gjuetie në drejtim të viktimës.

Të dielën e 24 shtatorit, një 33-vjeçar është plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në Gadish të Gjilanit.

“Me datën 24.12.2023 rreth orës 13:10 kemi pranuar informacion se fshatin Gadish, Komuna e Gjilanit një person mashkull kosovar i moshës rreth 33 vjeçare është plagosur me armë zjarri. Viktima është duke marrë tretman mjekësor në qendren emergjente të spitalit rajonal në Gjilan dhe sipas mjekut kujdestar është jashtë rrezikut për jetë”, është thënë nga policia.

I njëjti bëri të ditur se në lidhje me rastin është arrestuar një i dyshuar po ashtu është konfiskuar një armë e cila dyshohet të jetë përdorur në rast.

Njësiti i hetimeve të përgjithshme në Gjilan në koodrinim me prokurorin e shtetit është thënë se janë duke punuar në ndriçimin dhe sqarimin e rrethanave të rastit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore