Një person është arrestuar gjatë bastisjes në argjendarinë “Baraku” në Prishtinë nga Njësisë Speciale Intervenuese të Policisë së Kosovës, meqë dyshohet për bashkëpunim me grupin që kryen grabitjen e armatosur në Suharekë më 22 nëntor, ku kishte mbetur i plagosur një polic.
Po ashtu siç raporton Kosovapress, gjatë këtij aksioni janë konfiskuar sërish stoli ari nga organet e rendit.
Ndërsa tri ditë më parë, ishte prangosur edhe pronari i kësaj argjendarie, Trim Baraku, pasi dyshohet se ka bashkëpunuar me grupin kriminal i cili dyshohet se vodhi ari në vlerë të 250 mijë eurove.
Më 30 nëntor, një grabitës është vrarë në Prishtinë dhe një polic tjetër është plagosur, derisa shtatë persona janë arrestuar gjatë një operacioni të Njësisë Speciale të Policisë për lokalizimin e të dyshuarve për grabitjen e argjendarisë në Suharekë.
Organet e rendit patën njoftuar se zyrtarit policor i është ofruar ndihma mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetë, derisa personat e dyshuar kanë të kaluar kriminale me dyshimet e bazuara për përfshirje në vepra penale si vrasje, grabitje dhe vjedhje.
Albanian Post kishte raportuar se dyshohet për një grup të përbërë nga ish-të burgosur me të kaluar kriminale të cilët janë liruar rishtazi nga burgjet e Kosovës dhe një pjesë tjetër nga persona që kanë marrë pjesë në luftëra në shtete të tjera jashtë Kosovës.
Ndryshe, ndaj katër të pandehurve Bujar Basha, Leotrin Cakolli, Besart Istrefi dhe Trim Baraku është caktuar 1 muaj paraburgim.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Pse Putin e ka hequr aleatin nga posti i ministrit të Mbrojtjes së Rusisë?
-
Von der Leyen injoron të djathtën në Itali, takohet me Tajanin ndërsa eviton Melonin
-
Arrestohet trafikanti më i kërkuar i qenieve njerëzore në Evropë
-
Muhaxheri: Sveçla është në koordinim me Serbinë për sa i përket konfiskimit të armatimit në Veri
Lajmet kryesore
-
Policia konfiskon armë në Veri, i dyshuar është një ish-zyrtar policor
-
Wisner nga Kukësi: Presim përparim për hidrocentralin e Skavicës
-
Von der Leyen injoron të djathtën në Itali, takohet me Tajanin ndërsa eviton Melonin
-
Pas kërkesës së Bardhit, SPAK cakton 24 majin për dëshminë e tij lidhur me dosjen ‘Xibraka’