Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, gjatë vizitës së tij në Kroaci, është takuar me homologun e tij kroat, i cili është edhe zëvendëskryeministër, Davor Bozinoviç, me të cilin ka biseduar për situatën e sigurisë dhe rreziqet e mundshme për destabilzim të rajonit.
“Biseduam për situatën e sigurisë dhe rreziqet e mundshme për destabilizim të rajonit, me fokus tek sulmet e njëpasnjëshme të strukturave kriminale të Serbisë ndaj institucioneve dhe zyrtarëve tanë në Veriun e vendit tonë e veçanërisht për sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjë ku mbeti i vrarë Rreshter Afrim Bunjaku”, shkroi Sveçla në Facebook.
Sveçla tha se homologun e tij kroat e ka njoftuar për dëshmitë e institucioneve të Kosovës që tregojnë lidhjet dhe angazhimin direkt të Serbisë me të gjithë mekanizmat e saj në realizimin e këtij sulmi terrorist.
Përveç kësaj, kreu i MPB-së pohoi se Bozinoviç e ka njoftuar edhe për “përkushtimin dhe rezultatet tona në luftën kundër çdo lloj krimi që cenon sigurinë e vendit tonë dhe qytetarëve tanë dhe e falënderova për mbështetjen e vazhdueshme të Kroacisë si dhe për gatishmërinë për të thelluar dhe më tutje bashkëpunimin mes dy ministrive tona”.
“Institucionet tona gëzojnë bashkëpunim të shkëlqyer me ato të Kroacisë dhe duke njohur faktin që vetëm përmes bashkëpunimit të ngushtë mund të kontribuojmë për sigurinë në rajon dhe më gjerë, u dakorduam për thellim të mëtejmë të raporteve tona shtetërore”.
Sveçla, që nga e enjtja është duke qëndruar për vizitë zyrtare në Kroaci.
Sveçla fillon vizitën në Kroaci: Shpalosa faktet që pas sulmit terrorist qëndron Serbia
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Pse Putin e ka hequr aleatin nga posti i ministrit të Mbrojtjes së Rusisë?
-
Von der Leyen injoron të djathtën në Itali, takohet me Tajanin ndërsa eviton Melonin
-
Arrestohet trafikanti më i kërkuar i qenieve njerëzore në Evropë
-
Muhaxheri: Sveçla është në koordinim me Serbinë për sa i përket konfiskimit të armatimit në Veri
Lajmet kryesore
-
Policia konfiskon armë në Veri, i dyshuar është një ish-zyrtar policor
-
Wisner nga Kukësi: Presim përparim për hidrocentralin e Skavicës
-
Von der Leyen injoron të djathtën në Itali, takohet me Tajanin ndërsa eviton Melonin
-
Pas kërkesës së Bardhit, SPAK cakton 24 majin për dëshminë e tij lidhur me dosjen ‘Xibraka’