Haradinaj kujton 11-vjetorin e lirimit nga Haga: Do të vërtetohet edhe pafajësia e bashkëluftëtarëve tjerë të UÇK-së
Ish-kryeministri i Kosovës, aktualisht kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka përkujtuar 11-vjetorin e lirimit nga akuzat për krime lufte nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë (ICTY) në Hagë të Holandës, derisa ka shtuar se vendimi i 29 nëntorit 2012, ka vulosur pafajësinë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
“Në këtë proces për vendosjen e drejtësisë, asnjëherë nuk mbeta i vetëm. Kisha afër familjen, bashkëluftëtarët, gjithë qytetarët e diasporën, por edhe institucionet tona, edhe pse në pjesën e parë nuk ishim shtet i pavarur”, ka shkruar Haradinaj të mërkurën në llogarinë e tij në “Facebook”, derisa ka shtuar se i gjithë ky proces gjyqësor ka zgjatur më shumë se 8 vjet.
Kreu i AAK-së ka theksuar se ashtu sikurse vendimi i ICTY-së njëmbëdhjetë vjet më parë, do të vërtetohet edhe pafajësia e bashkëluftëtarëve tjerë të UÇK-së të cilët kanë nisur betejën e tyre me drejtësinë dhe aktualisht ndodhen në qendrën e paraburgimit në Hagë, ku po gjykohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.
“Edhe atë kohë kishim ndjenjën që drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar, por kur erdhi ishte lehtësim i madh, çlirim nga padrejtësitë që ndodhën gjatë procesit”.Po ashtu sot besoj që do të vërtetohet pafajësia dhe pastërtia e bashkëluftëtarëve që janë duke u përballë me sfidën e radhës në Hagë. Ata shkuan si çlirimtarë atje, ashtu do të kthehen!”.
Haradinaj ka qenë komandant i UÇK-së në zonën operative të Dukagjinit. Pas aktakuzës së parë të ngritur ndaj tij nga ICTY-ja, ai kishte dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit të Kosovës më 8 mars të vitit 2005, vetëm disa muaj pas marrjes së detyrës. Katër vjet më pas ishte vendosur për rigjykimin e tij. Por, në vitin 2012, ai ishte liruar përsëri nga akuzat për krime lufte.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Kurti me partnerët e koalicionit, diskutojnë qëndrimet e opozitës për zgjedhje e quajnë “çështje muajsh”
-
Komandanti i KFOR-it: Situata e sigurisë e brishtë, por jemi të pajisur mirë
-
Bislimi kërkon nga ministri hungarez të trajtohet aplikimi i Kosovës për t’u anëtarësuar në BE
-
Picula: Serbia dëshiron të kompensojë humbjen e Kosovës duke rritur ndikimin në Mal të Zi e Bosnje-Hercegovinë
Lajmet kryesore
-
Ripërtëritja e legjitimitetit të dobësuar e largimi i fokusit nga dështimi, faktorë që detyruan Kurtin të mendojë për zgjedhje
-
Ballkani Perëndimor duhet ‘të përqafojë’ energjinë e rinovueshme për ngrohjen qendrore
-
Aktet e solidaritetit të palestinezëve do të demonizohen, por kurrë nuk kanë qenë kaq të forta
-
Takimi i shtatë për dinarin – “rasti i fundit” për një zgjidhje kompromisi