Policia e Durrësit realizoi me sukses operacionin e koduar “Trajektorja”.
Në këtë operacion policia sekuestroi 29 kallëpe me lëndë eksplozive me peshë 18 kg dhe 15 kapsolla detonatore.
Në flagrancë u arrestuan dy poseduesit e lëndës eksplozive, të cilët do ta shisnin atë kundrejt vlerës 12 mijë euro.
Njoftohet se dy të arrestuarit ishin banues në Kukës.
Policia njofton se pas informacionit të siguruar se një automjet me dy persona, me një sasi të konsiderueshme lënde eksplozive në bagazh po udhëtonte drejt Durrësit filloi operacionin.
Ata ndaluan në Sukth shtetasit B. B. dhe Sh. T. Pas kontrollit të automjetit sekuestruan lëndët eksplozive. Materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Forcat izraelite thonë se kanë nën kontroll anën lindore të Gazës, në kalimin Rafah
-
Meta mbledh Kryesinë e PL-së, merr zotim të çlirojë administratën nga korrupsioni dhe nepotizmi
-
Aksioni policor në Tepelenë zbulon shtëpinë e barit me mbi 230 rrënjë kanabis, shoqërohen 4 persona
-
Këlliçi çon Veliajn në SPAK, për lidhje me Ndrangheta-n