Britania e Madhe do të përqendrohet tërësisht në vaksinimin e popullsisë adulte përpara se të fillojë shpërndarjen e vaksinave për vendet e tjera. Këtu përfshihen edhe fqinjët e Irlandës.
Më shumë se 30 milionë kanë marrë tashmë të paktën një dozë vaksine. Kjo i bën britanikët më të shpejtët në Evropë për procesin e vaksinimit.
Sipas autoriteteve britanike, brenda korrikut do t’i jetë ofruar doza e vaksinimit çdo të rrituri.
Pavarësisht kësaj, Britania e ka gjetur veten të përfshirë në një konflikt me Bashkimin Evropian. Programi i vaksinimit për këta të fundit, ka qenë shumë i avashtë. Shkaku sipas unionit, ka qenë furnizimi i dobët me vaksinat e Oxford-it, AstraZeneca.
Ministri i Biznesit Britanik, Kwasi Kwarteng, deklaroi për Sky News se “vëmendja do të jetë tërësisht në ruajtjen e shëndetit të anglezëve”. “Duam të bashkëpunojmë edhe me vendet e tjera. Një tjetër prioritet është shpërndarja e vaksinave në Evropë”.
“Ndihma urgjente Irlandës, do t’i jepet vetëm nëse kemi doza shtesë në gjendje. Nëse jo, edhe ata duhet të presin si pjesa tjetër e Evropës”.
Që prej fillimit të vitit, Britania ka pasur një ulje të madhe të numrit të rasteve të reja me Covid-19. Nga 57 mijë raste ditore, në Britani tashmë numri është në 5 mijë raste ditore mesatarisht.
Numri i vdekjeve është ulur gjithashtu, në vetëm 63 jetë të humbura ditore mesatarisht, për shkak të Covid-19.
Vendi ishullor prej disa ditësh ka lehtësuar edhe masat shtrënguese.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Dokumentari i Rai 3: Ironi dhe akuza në Kuvendin e Shqipërisë
-
Basha drejtuar deputetëve: Të mbështesim amendamentet pro SPAK-ut dhe kundër korrupsionit
-
Rafahu nuk është Stalingradi i Gazës – është një tjetër manipulim nga Netanyahu
-
Scholz, Kurtit: Duhen hapa konkretë në çështjen e Asociacionit kur në pyetje është anëtarësimi në KiE