Avokati i familjes së trevjeçarit, Nasuf Hasani, i cili dyshohet se u rrah nga edukatoret e kopshtit “Gëzimi Ynë” ka thënë se të njëjtat dyshohen për tri vepra penale.
Hasani, ka bërë të ditur se është duke pritur nga organet e drejtësisë që të veprojë sipas procedurave, kurse për të dyshuarat tha se po vazhdojnë të qëndrojnë në Polici.
“Kanë bërë tri vepra penale. Uroj të mos ketë më raste të tilla. Janë duke intervistuar nga Policia e Kosovës. Është hera parë, fëmija ka trauma, sa i përket kopshtit tashmë është e pamundur të dërgohet, ai ka qenë edhe i izoluar nga fëmijët tjerë”.
“Edhe gjatë natës, ai po ka truma, nuk dëshiron të kujtojë muhabetet rreth kopshtit, ai duhet t’i nënshtrohet tretmanit të psikologut”, tha avokati.
Një fëmijë i moshës trevjeçare, dyshohet se është rrahur nga edukatoret e çerdhes shtetërore “Gëzimi ynë” në Fushë Kosovë.
Përmes një video të publikuar nga familjari i trevjeçarit, Fatos Geci, pamjet tregojnë momentin ku nipi i tij tërhiqet zvarrë për duarsh nga njëra edukatore.
Në pamjet e publikuara fillimisht shihet një edukatore duke ushtruar dhunë ndaj nipit të Gecit, për të dytën herë ndaj tij ushtron dhunë një mirëmbajtëse e çerdhes, pastaj sërish një edukatore e cila e tërheq në dysheme.
Edhe ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci, ka reaguar ndaj dhunës që është ushtruar ndaj trevjeçarit në çerdhen publike “Gëzimi ynë”, duke thënë se e dënon ashpër dhunën e ushtruar ndaj një të mituri në këtë institucion parashkollor.
Nagavci, përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’ ka bërë të ditur se aktualisht Inspektori i Arsimit është në këtë institucion duke hetuar rastin.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Pse Putin e ka hequr aleatin nga posti i ministrit të Mbrojtjes së Rusisë?
-
Von der Leyen injoron të djathtën në Itali, takohet me Tajanin ndërsa eviton Melonin
-
Arrestohet trafikanti më i kërkuar i qenieve njerëzore në Evropë
-
Muhaxheri: Sveçla është në koordinim me Serbinë për sa i përket konfiskimit të armatimit në Veri
Lajmet kryesore
-
Policia konfiskon armë në Veri, i dyshuar është një ish-zyrtar policor
-
Wisner nga Kukësi: Presim përparim për hidrocentralin e Skavicës
-
Von der Leyen injoron të djathtën në Itali, takohet me Tajanin ndërsa eviton Melonin
-
Pas kërkesës së Bardhit, SPAK cakton 24 majin për dëshminë e tij lidhur me dosjen ‘Xibraka’