Pak orë pas publikimit të video klipit të këngës “Montero”, rep artisti Lil Nas X, po vazhdon të shfaq imazhet satanike të cilat u panë edhe në skenat e projektit të ri muzikor derisa ai po qëndronte mbi taka.
Lil Nas X është bërë imazh i atleteve më të reja nga marka “Nike” dhe linjës së tyre “Air Max ‘97” të quajtura “Satan Shoes” apo “Këpucët e Djallit”.
“Air Max ’97” janë atlete klasike por të riparuara nga bashkëpunëtorët e kompanisë, “MSCHF”, të cilët u frymëzuan në botën e nëndheshme duke prodhuar kështu një sasi të kufizuar prej 666 palëve.
Mes të tjerash e veçanta e tyre është se përmbajnë një pikë gjak njeriu, ndërsa shkrimi i Biblës, Luka 10:18, qëndron si zbukurim anash atleteve.
Edhe kryqet me kokë poshtë si dhe një pentagram i bashkangjitur në lidhëse, janë pjesë e karakteristikave të këtyre atleteve.
Në vitin 2019, MSCHF, prezantuan atletet e tyre të tjera interesante të emëruara “Jesus Shoes” apo “Këpucët e Jezusit”, idea e të cilave ishte të shfaqnin “birin e Zotit” në një kryq.
Kënga dhe pamja më e fundit e Lil Nas X thuhet se ka frymëzuar modelin më të fundit të atleteve të “Nike”.
“Montero” paraqet 21-vjeçarin duke zbritur në ferr përmes një shtylle zhveshëse, ku ai vazhdon t’i tregojë Satanit lëvizjet e tij më të mira gjatë një vallëzimi.
“Satan Shoes” të MSCHF dhe Lil Nas – “Air Max 97” do të kushtojnë rreth 1,018 dollarë amerikan, raporton Modern-Notoriety, transmeton Albanian Post.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
“Mund t’iu zhvatni lëkurën”, Alexander Clapp udhëtim në historinë kriminale në Mal të Zi
-
15 kompanive të mëdha u kërkohet të ndalojnë reklamat që nxisin dezinformimin rus në Ballkan
-
Situata në vijën e frontit është përkeqësuar, thotë shefi i ushtrisë së Ukrainës
-
Vdiq Ali Lajçi – ikona e “Pranverës ‘81”