Nga dita e nesërme deri më datë 3 gusht, çdo maturant mund të aplikojë në portalin UAlbania për të zgjedhur listën e degëve ku dëshiron të studiojë.
Rezultatet e provimeve, mesatarja, por edhe statistikat e viteve të kaluara do t’i ndihmojnë maturantët që të orientohen më mirë në degët që duan dhe degët që mund të arrijnë.
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, i ka ftuar maturantët që të ndjekin studimet e larta në universitetet e Shqipërisë dhe të përfitojnë nga programet e studimit të përbashkëta apo të dyfishta të hapura në kuadër të procesit të ndërkombëtarizimit.
Por edhe nga programet e shpallura prioritet kombëtar, në të cilat mund të përfitojnë përjashtim nga tarifat dhe bursë mujore sa paga minimale.
“Ky është një moment shumë i rëndësishëm për të gjithë ju, pasi zgjedhja që do të bëni do të përcaktojë drejtimin profesional dhe të ardhmen tuaj”, ka thënë Kushi.
Këtë vit, sipas saj, përfitues të bursave do të jenë studentët pavarësisht notës mesatare, por gjithmonë duke plotësuar kriteret e pranimit për çdo program studimi.
Po ashtu këtë vit për herë të parë, sipas ministres, vjen në ndihmë edhe kredia studentore, e cila do të mbulojë tarifën e studimit dhe kostot e jetesës për ndjekjen e një programi studimi të ciklit të parë ose të dytë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Gjykata e Lartë lë në fuqi vendimin, Izet Haxhia dënohet me 21 vite burg
-
Basha ironizon Ramën për takimin në Milano: Vetëm pellazgët dhe ilirët mbetën pa u fajësuar për korrupsionin e Qeverisë
-
Arrestohet 21-vjeçari, pasi përplasi për vdekje këmbësorin në Sauk
-
Shqiptarët e Italisë janë shëmbëlltyra e bashkimit me Evropën demokratike, thotë Rama
Lajmet kryesore
-
Shea për Albanian Post: Terroristët duhej arrestuar, të bëhet e qartë kush saktësisht negocioi ikjen e tyre të prirë nga Radojiçiçi
-
Basha ironizon Ramën për takimin në Milano: Vetëm pellazgët dhe ilirët mbetën pa u fajësuar për korrupsionin e Qeverisë
-
Gjykata e Lartë lë në fuqi vendimin, Izet Haxhia dënohet me 21 vite burg
-
Shqiptarët e Italisë janë shëmbëlltyra e bashkimit me Evropën demokratike, thotë Rama