Inter-i duket se ka hequr dorë nga transferimi i mesfushorit të Sassuolo-s, Davide Frattesi, pasi një tjetër emër duket se është primar në ambientin zikaltër.
Bëhet fjalë për futbollistin e Udinese-s, Lazas Samardzic, i cili tashmë është objektivi numër një për mesfushën e zikaltërve.
Mesfushori i talentuar shihet si profili i duhur jo vetëm për të tashmen, por edhe për të ardhmen dhe për më tepër, ka një vlerë kartoni prej rreth 17-18 milionë eurosh, aq sa zikaltrit morën nga shitja e Brozovic.
Mesfushori serb pati paraqitje të mira në këtë sezon me Udinese-n, duke shënuar pesë gola dhe duke dhuruar katër asistime.
Ndërkohë, sa i përket Frattesi-t, Inter-i duket se është dorëzuar, pasi që oferta e parë e tyre në drejtim të Sassuolo-s (23 milionë euro dhe kartoni i një futbollisti të ri) është refuzuar.
Ndërkohë nga kjo situatë mund të përfitojë Milan-i, që paraditen e të martës ka pasur një takim zyrtar me drejtuesit e Sassuolo-s, ku është folur vetëm për transferimin e mesfushorit në anën kuqezi të qytetit.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Policia konfiskon armë në Veri, i dyshuar është një ish-zyrtar policor
-
Wisner nga Kukësi: Presim përparim për hidrocentralin e Skavicës
-
Von der Leyen injoron të djathtën në Itali, takohet me Tajanin ndërsa eviton Melonin
-
Pas kërkesës së Bardhit, SPAK cakton 24 majin për dëshminë e tij lidhur me dosjen ‘Xibraka’