Finalja e Kupës së Kosovës mes Gjilanit dhe Prishtinës përfundoi me fitoren e këtyre të fundit me rezultat 1:2.
Dueli nuk ishte i dominuar nga Prishtina, por ata ishin bindshëm skuadra më e mirë.
Gjilanasit kishin disa mundësi shënimi, por nuk i shfrytëzuan siç duhet.
Pjesa e parë ishte e qetë dhe pa gola, ndërsa në 45 minutat e tjera u shënuan tre gola.
Goli i parë erdhi në minutën e 67-të, me anë të Genc Hamitit.
Pas vetëm nëntë minutave, Prishtina shënuan përsëri, por këtë herë me anë të Mërgim Pefqelit, i cili shënoi gol fantastik.
Në minutën e 86-të, Gjilani ngushtoi epërsinë, por goli u anulua.
Përfundimisht, Prishtina fitoi dhe përpjekjet e shumta te Gjilanit nuk ishin të mjaftueshme për të barazuar rezultatin.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Tritoli në banesën e gjyqtarit, Unioni i Gjyqtarëve: Akt kriminal, kërcënim ndaj të gjithë magjistratëve
-
Karabina: PD është e vendosur në mbështetjen e pakushtëzuar ndaj SPAK-ut, nëpërmjet amendamenteve të saj
-
Duke treguar përgjegjësi të guximshme për Evropën tonë
-
Kosova refuzoi “zgjidhje afatgjatë” nga Escobari për dinarin, preferon “kompromis të negociuar” nga Lajçaku