Me shumë mund, kuqezinjtë arritën të fitojnë një ndeshje me rikthime të shumta.
Fillimisht ishte Milan që morri epërsinë, me Ibrahimovic që shfrytëzoi një pasim të Kjaer për të shënuar vetëm pas nëntë minutave.
Gjashtë minuta më vonë, Pulgar shënoi duke barazuar shifrat në 1-1.
Përkundër shumë rasteve, pjesa parë u mbyll me atë rezultat.
Historia u përsërit në pjesën e dytë, por këtë radhë me role të ndryshme.
Fiorentina arriti epërsi me golin e veteranit Ribery, në minutën e 51-të.
Vetëm pesë minuta më vonë, kjo ndeshje e mrekullueshme dhuroi edhe një gol.
Brahim Diaz ishte ai që barazoi shifrat për skuadrën kuq e zi.
20 minuta para përfundimit të ndeshjes, Calhanoglu arriti të gjejë fundin e rrjetës.
Me rezultat 2-3 përfundoi edhe ndeshja.
Me këtë tre pikësh Milan përfiton nga humbja e Juvenuts-it, duke u shkëputur në luftën për Champions, dhe duke i qëndruar prapa Inter-it që ende nuk mund ta quaj të siguruar titullin.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Çfarë parashikon projektligji me kushtet e reja për abortin dhe lindjet invitro?
-
Karabina: PD është e vendosur në mbështetjen e pakushtëzuar ndaj SPAK-ut, nëpërmjet amendamenteve të saj
-
Duke treguar përgjegjësi të guximshme për Evropën tonë
-
Kosova refuzoi “zgjidhje afatgjatë” nga Escobari për dinarin, preferon “kompromis të negociuar” nga Lajçaku