Pas atij të Komunës së Zveçanit, dhe atij të Zubin Potokut Policia e Kosovës ka arritur të “thyej” turmën e protestuesve serbë duke e liruar edhe objektin e Komunës së Leposaviqit, dhe duke mundësuar futjen brenda zyrës së tij kryetarin e sapozgjedhur, Lulzim Hetemi.
Njëjtë siç ndodhi në Komunën e Zveçanit dhe në Komunën e Zubin Potokut, Policia e Kosovës u detyrua të përdorë gaz lotsjellës e shok bomba për të shpartalluar turmën e serbëve të cilët ishin mbledhur përpara ndërtesës së Komunës së Leposaviqit.
Pasi qytetarët e shumtë serbë u shpërndan kryetari i sapozgjedhur i Leposaviqit, Lulzim Hetemi, është parë duke u futur në ndërtesën e Komunës.
Ndërkaq, Policia e Kosovës pas futjes brenda objektit të Komunës së Leposaviqit kryetarin Hetemi, ka filluar heqjen e barrikadave të cilat janë vendosur nga serbët.
Ndryshe, Policia e Kosovës ka arritur që të futet edhe në objektin e komunës së Zveçanit dhe Zubin Potokut, por vetëm pasi është dashur të përdorë gaz lotsjellës.
Nga disa video të publikuara nga qytetarë u dëgjuan edhe të shtëna armësh.
Qytetarët e shumtë serbë janë parë duke u shpërndarë pas gazit lotsjellës e të shtënave.
Në video të shumta të publikuara shihet se qytetarët serbë kanë gjuajtur policinë me gjësende të forta.
Qeveria, pa pajtimin amerikan, e vendosur t’i kthejë objektet komunale në Veri
Për dallim nga komuna e Zubin Potokut dhe ajo e Zveçanit, në Leposaviq, serbët lokalë kishin vendosur edhe barrikada, për të penguar kështu futjen brenda të kryetarit të ri, Lulzim Hetemi.
Mirëpo, Policia e Kosovës ka arritur që t’i largojë disa prej tyre, duke mundësuar kështu futjen brenda zyrës së tij kryetarin e ri.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Ministri izraelit i Luftës thyen këmbën gjatë ecjes me biçikletë
-
Scholz, Kurtit: Duhen hapa konkretë në çështjen e Asociacionit kur në pyetje është anëtarësimi në KiE
-
Thaçi: Ne fillojmë negociatat me VMRO-në në momentin kur ata janë gati ta tregojnë ditën për ndryshimet kushtetuese
-
Szunyog kërkon nga Kosova dhe Serbia bashkëpunim për Deklaratën për Personat e Zhdukur