Peci takon zëvendëspresidentin e Parlamentit Evropian: Shprehëm vullnetin për avancimin e sektorit të Bujqësisë
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, është takuar këtë të premte me zëvendëspresidentin e Parlamentit Evropian, Rainer Wieland, me të cilin ka biseduar mbi aspekte të ndryshme të zhvillimit bujqësor.
“Duke përfshirë praktikat e qëndrueshme të bujqësisë, qasjen në tregun evropian, sigurinë ushqimore dhe zhvillimin rural. Njëherit shprehëm vullnetin tonë për angazhim me qëllim të avancimit të sektorit përmes praktikave më të mira evropiane”, shkroi Peci në Facebook.
Ndërkaq, ministri i Bujqësisë shtoi se ka theksuar “rëndësinë e sektorit të bujqësisë në ekonominë e Kosovës ku vura në dukje përkushtimin e qeverisë për modernizimin dhe përmirësimin e praktikave bujqësore”.
“I shpreha mirënjohje zv. Presidentit Wieland për mbështetjen e marrë nga Bashkimi Evropian si dhe transmetova synimin e qeverisë për të thelluar më tej këtë bashkëpunim”.
Nga ana tjetër, Peci bëri me dije se Wieland ka lavdëruar “progresin e arritur nga Kosova në sektorin e bujqësisë dhe vuri në pah potencialin e saj për zhvillim të mëtejshëm”.
“Ai njëherit theksoi gatishmërinë e Parlamentit Evropian për të bashkëpunuar me Kosovën në fusha si ngritja e kapaciteteve, transferimi i njohurive dhe lehtësimi i qasjes në tregjet e BE-së”.
Gjithashtu, ministri Peci tha se ky takim shënon një hap pozitiv drejt formimit të lidhjeve sektoriale midis Bashkimit Evropian dhe Kosovës.
“Ai reflekton angazhimin e përbashkët të të dy entiteteve për zhvillim të qëndrueshëm, inovacion dhe rritje ekonomike në sektorin e bujqësisë, pylltarisë dhe zhvillimit rural”, përfundoi ai.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Kurti, ish presidentes së Zvicrës: Anëtarësimi i Kosovës në KiE është hap thelbësor, promovon sundimin e ligjit
-
Eurovizioni, mjeti i preferuar i “fuqisë së butë” të Izraelit?
-
Mbretëria e Bashkuar mirëpret vendimin që serbët të pajisen me patentë shoferë RKS: Nismë e rëndësishme për ta mbështetur integrimin
-
Mossad-i i Izraelit e pranon për herë të parë: U befasuam nga sulmi i 7 tetorit
Lajmet kryesore
-
Drejtësia në Shqipëri bazohet edhe në besimin e publikut, thotë Pasztory
-
Ligji për Akademinë e Shkencave përfundon në Kushtetuese, Zhupa dorëzon padinë
-
Eurovizioni, mjeti i preferuar i “fuqisë së butë” të Izraelit?
-
Kurti e transformoi politikën e jashtme të shtetit në një lojë të brendshme elektorale