Byroja Federale e Hetimit (FBI) ka sabotuar të martën e 9 majit një grup softuerësh keqdashës të përdorur nga spiunët elitarë rusë.
Lajmi u bë i ditur nga agjencia “Reuters”, duke cituar autoritetet amerikane.
Ky zhvillim ofron një paraqitje të shkurtër të përballjes digjitale midis dy superfuqive kibernetike.
Zyrtarë të lartë të zbatimit të ligjit thanë se ekspertët teknikë të FBI-së kishin identifikuar dhe çaktivizuar malware të përdorur nga shërbimi i sigurisë FSB i Rusisë.
Kjo, kundër një numri të pazbuluar kompjuterësh amerikanë, një veprim që ata shpresonin se do t’i jepte një goditje vdekjeprurëse një prej programeve kryesore të spiunazhit kibernetik të Rusisë.
“Ne e vlerësojmë këtë si mjetin e tyre kryesor të spiunazhit”, u tha gazetarëve një nga zyrtarët amerikanë përpara lëshimit.
Ai tha se Washington-i shpresonte se operacioni do ta “çrrënjoste atë nga fusha e betejës virtuale”.
Zyrtari, i cili komunikoi me gazetarët në kushte anonimiteti, i identifikoi hakerat e FSB-së pas malware-it me një grup famëkeq hakerimi të njohur si “Turla”.
Këta të fundit, kanë qenë aktiv për dy dekada kundër një sërë objektivash të lidhur me NATO-n.
Diplomatët rusë nuk kthyen menjëherë një mesazh duke kërkuar koment.
Moska në mënyrë rutinore mohon kryerjen e operacioneve të spiunazhit kibernetik.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
“Si të shpëtojmë Gjeorgjinë”: Presidentja zhvillon bisedime me ministrat evropianë
-
6 familje kërcënojnë me vetëflijim ndaj shembjes së banesave të tyre në Thumanë-Kashar
-
Osmani i kërkon homologut të saj gjerman përkrahje për anëtarësim në KiE
-
Administrata e Biden planifikon dërgesë armësh prej 1 miliard dollarësh në Izrael
Lajmet kryesore
-
Kurti me partnerët e koalicionit: Zgjedhjet e parakohshme, nëse ka harmonizim të plotë të opozitës
-
6 familje kërcënojnë me vetëflijim ndaj shembjes së banesave të tyre në Thumanë-Kashar
-
Administrata e Biden planifikon dërgesë armësh prej 1 miliard dollarësh në Izrael
-
Takimi i shtatë për dinarin – “rasti i fundit” për një zgjidhje kompromisi