Bernardo Silva së fundmi ka folur për bashkëlojtarin e tij te Manchester City, Erlind Haaland-in.
Ai ka thënë se sulmuesi norvegjez është në formë jetësore, derisa ka shtuar se Haaland i ka cilësitë e Lionel Messi-t dhe Cristiano Ronaldo-s.
“Ai ka një numër të madh të golave, ajo sasi e golave është në nivelin e Lionel Messi-t dhe Cristiano Ronaldo-s”, tha fillimisht Bernardo Silva.
“Shpresojmë se Erling të mund të vazhdojë në këtë formë, sepse ne kemi nevojë për golat e tij deri në ndeshjen e fundit të sezonit”, shoti portugezi.
“Ai ka padyshim të njëjtin mentalitet si Cristiano, gjithmonë duke dashur të jetë në kuadrat, duke dashur gjithmonë të shënojë. Nuk i intereson nëse e prek topin një apo dy herë, kur prek shënon. Ai është thjesht një sulmues i duhur”, tha Silva.
Silva shtoi duke thënë se i dinte karakteristikat e Haaland-it para se të vinte në Manchester.
“Ne e dinim se çfarë mund të bënte Erling para se të vinte, sepse ai e ka bërë këtë për disa vite përpara se të bashkohej me ne, në Norvegji, Austri dhe Gjermani”, tha Silva.
“Ne e pamë atë dhe luajtëm kundër tij, por nuk e dini kurrë se kur të vijë këtu, në çfarë niveli mund të arrijë”, shtoi portugezi.
“Por ajo që ai ka bërë deri më tani këtë sezon ka qenë e mahnitshme dhe ne jemi vërtet të lumtur që e kemi atë me ne. Ai është padyshim një lojtar i veçantë dhe po na ndihmon shumë. Shpresoj që ai të bëhet edhe më i mirë”, tha mes tjerash Bernardo Silva.
Kujtojmë që deri më tani Haaland ka shënuar 48 gola dhe ka dhuruar gjashtë asistime në 42 ndeshje në të gjitha garat në sezonin e parë me Manchester City-n.
Ndërkohë, skuadra e City-t do ta ketë ndeshjen më të rëndësishme këtë mbrëmje (e mërkurë), ku do të përballet me Arsenal-in, duel ky që me shumë mundësi do ta vendosë çështjen e titullit.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Policia konfiskon armë në Veri, i dyshuar është një ish-zyrtar policor
-
Wisner nga Kukësi: Presim përparim për hidrocentralin e Skavicës
-
Von der Leyen injoron të djathtën në Itali, takohet me Tajanin ndërsa eviton Melonin
-
Pas kërkesës së Bardhit, SPAK cakton 24 majin për dëshminë e tij lidhur me dosjen ‘Xibraka’