Nё dёshminё para hetuesve, vrasёsit tё 66-vjeçarit, Ernejt Shytit i ёshtё dhёnё njё fotografi e objektivit qё duhej tё eliminonte.
Shyti deklaroi se kontaktin me imazhin e viktimёs e pati gjatё takimit me katёr tё arrestuarit e tjerё. Pёrpara hetuesve ai pranoi se bёhej fjalё pёr njё “fotografi mjeti identifikimi dhe se nuk ishte foto rastёsore”.
Ky fakt ka ngritur pikёpyetje tё mёdha tek grupi i hetimit, mbi mёnyrёn se si grupi ka arritur tё sigurojё foto tё njё dokumenti personal tё Behar Sofisё.
Prokuroria dyshon se ajo mund tё jetё siguruar nga Skënder Vathi-njё prej katёr tё arrestuarve-pёrmes personave tё tjerё tё pёrfshirё nё ngjarje. Ky i fundit i ka mohuar akuzat nё fjalё.
Policia ka bёrё tё ditur se hetimet do tё shtrihen dhe nё burgun ku 54 vjeçari vuajti dёnimin pёr njё ngjarje tjetёr nё Fushё-Krujё, për të mësuar të gjitha vizitat dhe kontaktet që ai ka pasur atje.
Prokuroria dhe policia dyshojnë se kemi të bëjmë me një grup të strukturuar kriminal. Ndёrkohё, mundёsia pёr tё zbardhur akoma mё shumё çёshtjen shihet tek 54 vjeçari, sipas burimeve tё policisё.
Skënder Vathi u identifikua pёrmes mesazheve telefonike të zbuluara në numrin e Ernejt Shytit. Sipas pёrmbajtjes nё mesazhe ai e kishte lajmëruar 24 vjeçarin, për daljen nga banesa të 66 vjeçarit.
Personat e arrestuar pёr vrajsen e biznesmenit 66 vjeçar janё Skёnder Vathi, 54 vjeç me pseudonimin “Daja”, Xhuliano Visha, Ernejt Shyti dhe Leonard Xhixha.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Përurohet shtatorja më e madhe e Skënderbeut në tokën italiane, nga arbëreshët e San Basile-s
-
Shqipëria e dyta në botë për azilantët nën 18 vjeç në raport me popullatën, tregon Eurostat
-
Balla thotë se është koha të krijohet shërbimi vullnetar zjarrfikës
-
Qeveria po e trajton si armike shtresën e mesme, sipas Bashës
Lajmet kryesore
-
Tre monumente të Skënderbeut në Kalabri, Begaj: Simbol për të gjithë shqiptarët
-
Balla: Po punohet për një program të madh asistence ndaj Shërbimit Zjarrfikës, me donatorë të huaj
-
Hamasi tregon se është gati për marrëveshje, izraelitët ende të përçarë
-
Knaus: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave