Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, gjatë ditës së mërkurë ka qëndruar në Londër.
Ai ka takuar ministrin për Evropën në Mbretërinë e Bashkuar, por edhe të dërguarin e këtij vendi për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, me të cilët kanë shkëmbyer qëndrimet rreth dialogut Kosovë-Serbi.
“Kam pasur një ditë të plotë takimesh produktive në Londër sot për të shkëmbyer pikëpamje në lidhje me Dialogun dhe Ballkanin Perëndimor në përgjithësi me Ministër Europianin e 🇬🇧 Leo Docherty, mikun tim të dashur Lord Peach dhe ekipin e Zyrës së Jashtme, Kombeve dhe Zhvillimit”, ka shkruar Lajçak në llogarinë e tij në Twitter.
Had a full day of productive meetings in London today to exchange views on the Dialogue and the Western Balkans in general with 🇬🇧 Europe Minister @LeoDochertyUK, my dear friend Lord Peach and the team of the Foreign, Commonwealth & Development Office. pic.twitter.com/CorURb9pRl
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) March 29, 2023
Një ditë më parë përmes një cicërime në rrjetin social ‘Twitter’, Lajçak kishte treguar se në londër do të qëndrojë për dy ditë.
Ndryshe, më 23 mars, Shefi i Diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka bërë të ditur se çdo përpjekje e Kosovës apo e Serbisë për të vënë në pikëpyetje Marrëveshjen e dakordësuar fillimisht në Bruksel e më pastaj në Ohër të Maqedonisë së Veriut do të jetë e kotë.
“Marrëveshja duhet të zbatohet, nuk ka hapësirë për zgjedhje. Çdo pjesë e Marrëveshjes duhet të zbatohet”, pati thënë Borrell.
Diplomati spanjoll ka garantuar se Bashkimi Evropian do të monitorojë nga afër se kush po e zbaton Marrëveshjen e kush jo.
Më 18 mars në Ohër, Kosova dhe Serbia u pajtuan që të fillojnë zbatimin e Marrëveshjes për normalizimin e raporteve sa më shpejt që të jetë e mundur. Megjithatë, atë nuk e nënshkruan zyrtarisht. Në fakt, kryeministri Albin Kurti ka qenë i gatshëm të nënshkruaj, por presidenti serb ka refuzuar.
Kurti dhe Vuçiç u pajtuan paraprakisht më 27 shkurt me planin 11-pikësh të Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve që për diplomacinë perëndimore vlerësohet shumë e rëndësishme dhe një sukses pas agresionit rus në Ukrainë.
Kjo Marrëveshje nuk e përfshinë njohjen reciproke mes të dy vendeve, por kërkon nga të dyja që t’i pranojnë dokumentet dhe simbolet e njëra-tjetrës, përfshirë: pasaportat, diplomat dhe targat e veturave.
Po ashtu, nga palët kërkohet që t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tash në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, përfshirë edhe atë për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Pas ndërhyrjes së KFOR-it, ICG ndryshon raportin për Banjën
-
Molotovi pranë gazetarëve në protestë, AMA dënon aktin: Pasiguria në punën e medias, goditje për fjalën e lirë
-
Kurti: Zvicra për 16 vjet ka investuar 1.1 miliardë euro në Kosovë
-
Spiunimi, hakerimi dhe frikësimi: Ekspozohet ‘lufta’ nëntëvjeçare e Izraelit kundër GJNP-së
Lajmet kryesore
-
Qeveria lidhi 781 kontrata me negocim, 209 milionë euro në pyetje – Veç KEK-u dha 102 milionë euro me procedura të dyshimta
-
Molotovi pranë gazetarëve në protestë, AMA dënon aktin: Pasiguria në punën e medias, goditje për fjalën e lirë
-
Izraeli sulmon sërish Rafahun, të paktën 21 palestinezë të vrarë e dhjetëra të plagosur
-
Kurti: Zvicra për 16 vjet ka investuar 1.1 miliardë euro në Kosovë