“Bashkë fitojnë”, por siç është depozituar koalicioni Meta-Berisha, nuk do të pranohet në KQZ
Nuk ka asnjë gjasë që Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, të pranojë në formën e depozituar koalicionin nën siglën “Bashkë Fitojmë”, i cili së bashku do të shohë të marrin pjesë në zgjedhjet vendore të 14 majit, katër forca politike.
Pjesë e tija janë Partia e Lirisë, Partia Demokristiane, Partia e Bashkimit për të Drejtat e Njeriut dhe gjithashtu, Partia Demokratike e Shqipërisë.
Kjo e fundit, është edhe arsyeja se pse si i tillë, koalicioni nuk ka gjasë të marrë miratimin e komisionerit për të qenë pjesë e procesit zgjedhor.
Pse lind kjo polemikë?
Së pari, gjithçka lidhet me çështjen e Partisë Demokratike në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Një e tillë, nuk është e regjistruar në zgjedhjet e 14 majit nga Celibashi dhe çështja aktualisht ndodhet për shqyrtim në Komisionin e Ankimeve dhe Sanksioneve.
Problemi i vërtetë qëndron me pjesën ku kryetar i pretenduar, është Sali Berisha, i cili në vetvete ka treguar se ka shumicën e Partisë Demokratike dhe elektoratit me vete.
Pavarësisht kësaj, në regjistrin themeltar të partive politike pranë Gjykatës së Tiranës, juridikisht njihet vetëm PD-ja me kryetar legjitim, Lulzim Bashën, e cila me dorëheqjen e këtij të fundit një vit më parë nga drejtimi i partisë, ka mbetur në dorë të grupimit të Enkelejd Alibeajt, i cili në vetvete pretendon se është kryetar i komanduar.
Për këtë arsye, Sali Berisha, nga ligji, nuk njihet si kryetar i demokratëve dhe kësisoj, ai nuk është drejtues i forcës së djathtë politike.
Mirëpo, në kërkesën e dorëzuar për koalicionin “Bashkë Fitojmë” nga ana e Partisë së Lirisë, shkruhet qartësisht se pjesë e koalicionin është edhe PD-ja.
Në shkresën e kësaj të fundit, janë përdorur të gjitha simbolet e partisë, me në fund firmën e Berishës dhe një vule të PD-së, gjë që nuk i takon këtij grupimi, pasi nuk ka legjitimitet për këtë akt.
Më tutje mandej, në dokumentacion, Partia Demokratike përcillet edhe si drejtuese politike e këtij koalicioni.
Një ngërç i tillë ndodhi edhe në vitin 2022, në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit, ku Berisha kërkoi të garonte në gjashtë bashki të vendit me Lëvizjen Socialiste për Integrim në koalicion.
Së bashku me to, ishte edhe Partia Demokristiane e Nard Ndokës (kjo e fundit i shpëtoi sa i takon regjistrimit).
Në argumentimin e asaj kohe nga komisioneri Celibashi, ishte e pamundur që në koalicion, pavarësisht se Berisha kishte bërë kërkesën, të figuronte edhe Partia Demokratike si pjesë e grupimit.
Kjo, edhe për faktin se paralelisht, në ato zgjedhje, si PD ishte regjistruar grupimi i Alibeajt, legjitim sërish në atë kohë për të përdorur siglat dhe vulën e forcës politike.
Sot ndërkohë, teksa për Berishën vlen e njëjta logjikë, për Alibeajn ndryshon, pasi edhe këta të fundit nuk janë regjistruar dot në zgjedhje, për mungesë dokumentacioni sa i takon një deklarate solemne, e cila duhet firmosur nga kryetari i partisë, i cili është ende ligjërisht Lulzim Basha.
Për këtë pjesë çështja ka shkuar edhe nga pala Alibeaj në KAS.
Por, thënë kjo, me asnjë PD figurante në listën e partive politike pjesëmarrëse në zgjedhje, është e pamundur ligjërisht që Celibashi një kërkesë të tillë ta pranojë.
Ndaj, rasti më i mundshëm, është ai se koalicioni do të regjistrohet me tre parti: Partia e Lirisë, Partia Demokristiane dhe Partia e Bashkimit për të Drejtat e Njeriut.
Më pas, kandidatët për bashkitë dhe këshilltarët bashkiakë, do të ndahen siç është theksuar më parë, në bazë të votave të marra në zgjedhjet e mëparshme, ku pavarësisht se mbi letër nuk do të ndodhet, Berisha do të marrë numrin më të lartë, me demokratët e tij dhe më tej, tre partitë e tjera, do të marrin zona të caktuara përsipër.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
‘Flet partia e vulës për moral’, Meta për Bashën: Edhe kur fle nuk ngopet së gënjyeri
-
Akuzat e Metës, reagon PD: Koha kur ushqehej me “gjakun” e demokratëve ka marrë fund
-
Kryemadhi hedh poshtë akuzat për nepotizëm, por Meta as që e dëgjon
-
Meta “harron” Dumanin – akuza dhe paralajmërime për kundërshtarët
Lajmet kryesore
-
Meta “harron” Dumanin – akuza dhe paralajmërime për kundërshtarët
-
Realizuam procedurën e paraaplikimit në SEPA, thotë ministri Mete
-
Putini nuk e ka urdhëruar vdekjen e Navalnyt në shkurt, besojnë agjencitë amerikane
-
Kodi Civil si kundërpeshë e Asociacionit? – Premtimi i Kurtit për ta amortizuar presionin ndërkombëtar