Një familje siriane me shtatë anëtarë, duke përfshirë pesë fëmijë, është vrarë në një zjarr që goditi një shtëpi turke ku ata u zhvendosën pasi i mbijetuan tërmetit të javës së kaluar, raportuan mediat lokale.
Agjencia shtetërore e Turqisë “Anadolu” raportoi duke cituar një deklaratë me shkrim nga Zyra e Kryeprokurorit Publik të Konias se shtëpia njëkatëshe, në të cilën jetonin 14 persona, mori flakë të premten.
“Shtatë persona të plagosur në incident po marrin trajtim”, tha ajo.
Anadolu raportoi se familja ishte zhvendosur në rajonin qendror të Konias vetëm pak ditë më parë.
“Në vendin e ngjarjes janë kryer hetimet e nevojshme dhe është caktuar një komision ekspertësh”, thuhet në deklaratë.
Pesë fëmijët që vdiqën ishin të moshës nga katër deri në 13 vjeç.
Turqia është shtëpia e afro katër milionë sirianëve.
Shumë prej tyre jetojnë në rajonet juglindore të shkatërruara nga fatkeqësia e javës së kaluar.
Numri i të vdekurve nga tërmetet ka tejkaluar 43 mijë në të gjithë Turqinë juglindore dhe Siri.
Gaziantep, një nga qytetet e mëdha të Turqisë jugore, ka një popullsi prej gati dy milionësh, dhe gati një e treta e tyre janë refugjatë sirianë që ikën nga lufta në vendin arab që filloi në vitin 2011.
Të enjten, Kombet e Bashkuara apeluan për më shumë se 1 miliard dollarë fonde për operacionin e ndihmës nga tërmeti në Turqi, vetëm dy ditë pas një apeli për 400 milion dollarë për Sirinë e goditur nga tërmeti.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Basha i reagon Gutierrezit: Me “boll më” mund t’u drejtohesh veç fëmijëve – unë jam deputet i pavarur në mendime
-
Marrëveshja e mbrojtjes me Arabinë Saudite nuk është e mundur pa normalizimin me Izraelin, thonë SHBA-të
-
Pjesëmarrje masive në tubimin qendror të Frontit Evropian në Tetovë
-
Mesazhi i Kurtit në 75-vjetorin e Këshillit të Evropës: Kosova – vend që plotëson kriteret e anëtarësimit
Lajmet kryesore
-
Pjesëmarrje masive në tubimin qendror të Frontit Evropian në Tetovë
-
Mbytja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, Balla: RENEA vijon kërkimet, dyshime të forta për dhunë në familje
-
Marrëveshja e mbrojtjes me Arabinë Saudite nuk është e mundur pa normalizimin me Izraelin, thonë SHBA-të
-
Mesazhi i Kurtit në 75-vjetorin e Këshillit të Evropës: Kosova – vend që plotëson kriteret e anëtarësimit