Rama flet për Ahmetajn: Nëse gjërat që thuhen dalin të vërteta më vjen keq, por nuk e ndihmoj dot
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dhënë një koment lidhur me ish-zëvendëskryeministrin e vendit, Arben Ahmetaj, i cili është i përfolur se lidhet me çështjen e inceneratorëve, por ende nuk ndodhet nën akuzë.
Gjatë një interviste për emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu, Rama e qartësoi përfundimisht pozicionimin e tij, lidhur me rastin e Ahmetajt.
“Kam punuar me të për një periudhë të gjatë kohe dhe këto gjëra që dalin, qofshin të vërteta, më vjen shumë keq, por nuk e ndihmoj dot”, ka qartësuar ai.
Veçanërisht, ai përmendi edhe faktin se Qeveria që drejton dhe Partia Socialiste, e kanë në themel punën e sistemit të drejtësisë dhe nuk do të ndërhyjnë në hetime të tilla në asnjë instancë.
Mbi çështjen e inceneratorëve, nën akuzë gjenden aktualisht ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, ish-sekretari i kësaj ministrie dhe ish-deputeti socialist, Alqi Bllako, si edhe gjithë struktura drejtuesve e kompanive të përfshira në projektin e inceneratorëve, përfshi shtetasit Klodian Zoto, Stela Gugallja dhe Mirel Mërtiri.
Nga ana tjetër, kreu i Qeverisë ka folur edhe mbi situatën e krijuar me Partinë Demokratike, ku objekt kryesor është pjesëmarrja në zgjedhjet vendore të 14 majit dhe ndarja mes të djathtëve.
Një çështje me rëndësi është ajo e regjistrimit të PD-së nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, duke pasur ende dyshime se cila listë do të përfshihet nën logon e forcës së djathtë politike, parë edhe faktit se kauza mbetet ende në Apel, e pagjykuar.
Për këtë, Rama i ka idetë e qarta dhe sipas tij, e vetmja gjë e sigurt, është fakti se PD-ja “do të hajë një shpullë” nga votuesit, në vendoret e 14 majit 2023.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
“Java e Evropës”, Gonzato: Ta shoqërojmë Shqipërinë në rrugëtimin drejt BE-së
-
Përurohet shtatorja më e madhe e Skënderbeut në tokën italiane, nga arbëreshët e San Basile-s
-
Shqipëria e dyta në botë për azilantët nën 18 vjeç në raport me popullatën, tregon Eurostat
-
Balla thotë se është koha të krijohet shërbimi vullnetar zjarrfikës
Lajmet kryesore
-
Tre monumente të Skënderbeut në Kalabri, Begaj: Simbol për të gjithë shqiptarët
-
“Java e Evropës”, Gonzato: Ta shoqërojmë Shqipërinë në rrugëtimin drejt BE-së
-
Lind manifesti i PSE “Kurrë me ECR dhe ID. Përparimi i ekstremit të djathtë është një kërcënim për BE”
-
Konjufca: BE po pret me padurim të punojë me qeverinë ku bënë pjesë Vulin, po s’janë të gatshëm t’ia heqin masat Kosovës