Mehaj takon Stoltenbergun, ia shpreh gatishmërinë për strehimin e 5 mijë refugjatëve ukrainas
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, në kuadër të takimit të nëntë të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës e ku morën pjesë 54 shtete, takoi Sekretarin e Përgjithshëm e NATO-s, Jens Stoltenberg.
Mehaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, tha se sekretarit Stoltenberg edhe njëherë ia ka shprehur gatishmërinë për strehimin e 5 mijë refugjatëve ukrainas dhe gjithashtu ofrimin e trajnimit për usharët ukrainas në fushën e deminimit, kërkim-shpëtimit dhe eliminimit të materieve të rrezikshme.
“Si një shtet që jemi përballur me një agresor të tillë me mentalitet okupues e gjenocidal, e kuptojmë shumë mirë luftën e popullit ukrainas për liri, e gjithashtu rolin e pazëvendësueshëm që ka faktori ndërkombëtar në këtë mes, ndihma që mund të shpëtoj jetë e t’i jep fund terrorit”, shkroi Mehaj.
Ministri Mehaj, së bashku me Gjenerallejtënant Bashkim Jasharin, takoi të martën edhe Ministrin e Mbrojtjes të Kroacisë, Ministren e Mbrojtjes së Letonisë, Ministrin e Mbrojtjes së Shqipërisë dhe ambasadorin shqiptar në NATO , Visho Ajazi-Lika.
Ndryshe, institucionet e Kosovës kanë shprehur gatishmërinë që të strehojnë deri në pesë mijë refugjatë ukrainas edhe më parë. Koordinimi i veprimeve për një gjë të tillë i është kërkuar Qeverisë së Kosovës nga Kuvendi i Kosovës, nëpërmjet një rezolute të miratuar në muajin mars.
Udhëheqësit e institucioneve dhe partive politike, e kanë dënuar agresionin rus në Ukrainë që nga fillimi dhe janë zotuar për harmonizim me veprimet e aleatëve perëndimorë ndërsa ekzekutivi kosovar u është bashkuar edhe sanksioneve amerikane dhe evropiane kundër Rusisë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Kurti në Kongresin e socialistëve evropianë: Qëndrojmë në mbrojtje të demokracisë përballë autokratëve
-
Abdixhiku: Po marrim mbështetje për programin kombëtar të LDK-së
-
Konjufca: BE po pret me padurim të punojë me qeverinë ku bënë pjesë Vulin, po s’janë të gatshëm t’ia heqin masat Kosovës
-
Asociacioni kusht për KiE, Molliqaj: Kurti veten e ka mbështetur për muri, Kosova s’duhet të paguajë për gabimet e tij
Lajmet kryesore
-
Tre monumente të Skënderbeut në Kalabri, Begaj: Simbol për të gjithë shqiptarët
-
“Java e Evropës”, Gonzato: Ta shoqërojmë Shqipërinë në rrugëtimin drejt BE-së
-
Lind manifesti i PSE “Kurrë me ECR dhe ID. Përparimi i ekstremit të djathtë është një kërcënim për BE”
-
Konjufca: BE po pret me padurim të punojë me qeverinë ku bënë pjesë Vulin, po s’janë të gatshëm t’ia heqin masat Kosovës