Manchester City ka shënuar fitore të rëndësishme në ndeshjen e javës së 23-të në Premier Leauge, duke e mposhtur Aston Villa-n me rezultat 3:1.
Rodri hapi serinë e golave që në minutën e katërt, pas një asistimi të marrë nga Riyad Mahrez.
Në minutën e 39-të, Ilkay Gundogan dyfishoi shifrat, duke u asistuar nga Erling Haaland.
Krejt në fund të pjesës së parë, Riyad Mahrez e shënoi edhe golin e tretë të ekipit të tij, duke u treguar i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.
Aston Villa tentoi të reagonte në pjesën e dytë, duke shënuar me anë të Ëatkins në minutën e 61-të, por kjo ishte e tëra nga ky takim.
HAALAND TO GUNDOGAN GOAL WE ARE BACK WWWWWpic.twitter.com/vSfZJ9cgh7
— 17 (@DxBruyneSZN) February 12, 2023
Pas kësaj ndeshje City ngjitet në vend të dytë me 48 pikë, tre më pak se Arsenali kryesues, por me “The Gunners” që numërojnë një ndeshje më pak.
Ndërkohë, të mërkuren, ekipi i Pep Guardiola-s do të ballafaqohet pikërisht me Arsenal-in në “Emirates Stadium”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Rama kërkon hapjen e një kapitulli të ri vëllazërimi, rendi evropian dhe paqeje me prosperitet me Greqinë
-
PD letër Nikollës, për të ‘kthyer në shina’ Komisionin Hetimor për Shëndetësinë
-
Putin shkarkon Shoigun dhe cakton një ministër të ri Mbrojtje, në mes të luftës
-
Zimmerman: Kosova mund të pranohet në Këshillin e Evropës si anëtare e asociuar