Nico Williams është duke shkëlqyer me fanellën e Athletic Bilbao-s në këtë sezon.
Disa klube të mëdha evropiane janë vënë pas talentit me pasaportë spanjolle, derisa së fundmi klubi anglez është duke u interesuar për transferimin e tij.
Mediat britanike raportojnë se klubi i Premier Leauge e ka vendosur si objektiv primar në afatin kalimtar të verës.
Kontrata e spanjollit përfundon në verën e vitit 2024, teksa Willimas vlerësohet rreth 50 milionë euro.
Megjithatë, Aston Villa mund të përfitojë në verë për ta transferuar me një shumë më të ulët, në rast se nuk arrihet ndonjë akord për rinovimin e kontratës mes tij dhe Athletico Bilbao.
Lojtari pëlqehet shumë nga trajneri Unai Emery i cili e kërkoi me ngulm edhe gjatë janarit, por klubi spanjoll nuk e lejoi largimin e 20-vjeçarit.
Këtë sezon Williams në 20 ndeshje në La Liga ka shënuar 3 gola dhe ka dhuruar katër asistime për shokët e skuadrës.
20-vjeçari për herë të parë mori pjesë në Kupën e Botës me Spanjës, pas marrjes së vendimit për të përfaqësuar kombëtaren iberikase, ndryshe nga vëllai i tij Iniaki Williams i cili zgjodhi të përfaqësoj vendin e origjinës, Gana.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Përcaktohen gjysmëfinalet e ‘Final Four”, në rrugën drejt titullit kampion
-
“Abissnet Superiore” për vajza/ Vllaznia mund Apoloninë në finale & shpallet kampione e Shqipërisë për herë të 11-të
-
Final Four ‘pasuron’ katër ekipet pjesëmarrëse me bonuset e majme
-
Fonseca mohon marrëveshjen me Marseille mes lidhjeve me Milan-in
Lajmet kryesore
-
Kurti: Zgjedhjet më mirë në verë se në dimër, s’ka rëndësi a qeverisë edhe 10 muaj, apo edhe 3 muaj
-
Nisma e PS, Delegacioni i BE-së: Të mos preket reforma në Drejtësi
-
Izraeli thellon ofensivën në Rafah dhe rihyn në zonat veriore të Gazës
-
Krasniqi: Dallime me Kurtin kemi, por diskutimin e patëm të mirë